Kosova
Një shqiptar i Cyrihut gjendet i vdekur në Kosovë
Një lexues i rregullt i të përditshmes "20 Minuten" ishte shqetësuar për xhaxhain e tij Avdyl K. Shqiptari 38-vjeçar i Kosovës nga Zvicra, kishte munguar që nga mbrëmja e së premtes. Tani ai është gjetur i vdekur
Shqiptari me vendbanim në Kloten të Zvicrës, Avdyl K. ishte zhdukur pa kurrfarë gjurme në vendlindjen e tij në Kosovë, shkruan “20 Minuten”, transmeton Albinfo.ch.
“Ai në Kosovë udhëtoi të mërkurën dhe të shtunën është dashur të kthehet përsëri me avion”, ka deklaruar nipi i tij. “Por, që nga mbrëmja e së premtes nuk kemi dëgjuar asgjë prej tij. Nuk e dimë se ku mund të jetë, vetëm se ka dashur të takojë ndokënd”. Për herë të fundit, prindi i tre fëmijëve ka qenë duke drejtuar një veturë të llojit “Range Rover”, transmeton albinfo.ch.
Asnjëherë nuk kishte ndodhur që xhaxhai i tij, i cili me prejardhje ishte nga Sojeva, në afërsi të Ferizajt, nuk kishte lajmëruar për disa ditë. “Për dy vite ai ka udhëtuar gjithmonë në Kosovë dhe ka qëndruar atje për disa ditë”, ka shpjeguar nipi i tij. “Ai bën biznes me vetura”.
Agim Gashi, zëdhënës i policisë në Ferizaj, për portalin “Koha.net” ka konfirmuar se të shtunën është pranuar një raport për zhdukjen e një personi dhe hetimi ka filluar.
Të dielën pasdite, nipi më në fund mësoi se K. është gjetur i vdekur në veturën e tij. Gjithashtu, në veturë ishte gjetur edhe një armë zjarri, përcjell albinfo.ch.
Ai tashmë kishte parandier se me të diçka kishte ndodhur, thotë nipi. “Më së keqi është për fëmijët e xhaxhait tim”. Ata janë të moshës së mitur prej një, tre dhe pesëvjeçare. Familja e tij beson se K. është vrarë. Me vete kishte shumë para. “Policia nuk na jep asnjë informatë”, ka përfunduar nipi.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











