Zhvillim
Një platformë zvicerane që mbështet projekte kreative për Kosovën
Platforma kosovavaideas.net inauguron në mars të këtij viti qendrën e vet në Gjakovë. Me këtë rast themeluesi i saj, miku i njohur i Kosovës, Georg Fankhauser u drejtohet udhëheqësve të projekteve të cilët mund të aplikojnë në këtë qendër.
Të dashur miq dhe pronarë projektesh! Platforma jonë është në kurorëzim e sipër të përpjekjeve të veta dhe ne shpresojmë se po kështu qëndron puna edhe me projektet tuaja. Siç e dimë, shumica prej jush po punojnë nën presion të lartë për të finalizuar elementet për ngarkim (tekst, videoklip, fotografitë, profilet e ekipeve, synimin…)
Siç mund të shihet, 6 projekte (nga 12 në pritje) do të jenë të gatshme ditën kur ne do të jemi online. Me qëllimin që të kemi 6 ose më shumë projekte të mira që nga fillimi dhe që t`ua mundësojmë secilit prej jush të prezantojë projektin e vet në mënyrë të qartë, ne vendosëm ta shtyjmë fillimin e hyrjes online për disa ditë: jo më parë se më 8 mars dhe jo më vonë se më 17 mars.
Data finale do të varet pra nga disa elemente teknike (bartja nga .net në .com dhe kryerja e testimit të bartjes së serverit etj.) dhe nga mundësia e mediave për ta mbuluar live aktivitetin e kalimit tonë online. Për këto do të ju njoftoj shumë shpejt.
Nga ana jonë këtyre ditëve janë përfunduar dhe testuar përkthimet gjuhësore, pagesa interface dhe disa çështje të mbetura funksionale. Statusin aktual mund ta shikoni këtu: kosovaideas.net (user: adaptive, code: kosideas) dhe ne mirëpresim pyetjet dhe sugjerimet tuaja.
Një pyetje që shtrohet shpesh është ajo mbi kuptimin dhe rolin e kuratorit:
Çka është kuratori në kosovaideas.com? Zakonisht është një fondacion, asociacion, institucion, i financuar publikisht ose privatisht, me një njohje dhe imazh të mirë, bilanc të dëshmuar me sukses, me ekspertizë specifike dhe me që ka lidhje me fushën që është në fokus të një projekti ose me përpjekjet e kosovaideas.com në përgjithësi, shkruan albinfo.ch. Është në një pozicion që e kërkon të jetë i gatshëm dhe i zotuar për të mbështetur një ose më shumë projekte të zgjedhura sipas kritereve të veta, pasi që janë në përputhje me kriteret dhe prioritetet e veta.
Shembull: Fondacioni Pirolo, është një fondacion privat zviceran që ndihmon muzicientët në Zvicër duke u siguruar instrumente muzikore ndërsa muzicientët e rinj në Kosovë i mbështet me projekte muzikore, me instrumente dhe me mënyra të tjera të përkrahjes synon të përzgjedhë dhe t`u kthehet sërish projekteve që janë pëlqyer dhe për të cilat ka më tepër nevojë.
Pirolo në këso rastesh do të rekomandojë projektin te të gjithë sponsorët në botë të cilët në një mënyrë ose në një tjetër janë të familjarizuar me standardet e kualitetit të muzikës ose me skenën muzikore dhe rrethanat në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Pirolo në këtë rast do të ndihmonte për të tejkaluar të paktën 35 për qind të barrierës dhe do të ndihmojë në fund që të arrihet synimi përfundimtar në shkallë 100%.
Në vijim, sqarohen kriteret specifike se çfarë nënkuptohet me kuratorin në rastin e këtij projekti dhe autori u drejtohet me lutje kandidatëve për bashkëpunim që të dërgojnë versionet preliminare të prezantimeve të tyre për të pasur përgjigjen nga drejtuesit e kosovaideas.net.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Mars 2017
- Ora09:00
- LokacioniGjakovë
- Data e përfundimit22 Shkurt 2017 - 13:00
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë













