Shkurt.ch
Një i plagosur natën e së shtunës në Cyrih
Një shtetas kosovar, 19-vjeçar, është plagosur rëndë dhe i njëjti është dërguar në spital.
Sipas policisë së qytetit të Cyrihut, një person është arrestuar si i dyshuar.
Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se mosmarrëveshja është shkaktuar mes disa personave para një shisha bari në rrugën “Jungholzstrasse” në Oerlikon, përcjell albinfo.ch.
19-vjeçari kosovar është plagosur rëndë në pjesën e sipërme të trupit, pasi është therur me thikë.
Kosovari i plagosur është dashur të dërgohet në spital në gjendje kritike, ku është operuar me urgjencë.
Autori i arrestuar, sipas policisë, është një zviceran 18-vjeçar, ndërsa në lidhje me rastin është arrestuar edhe një tjetër person.
Arma me të cilën është kryer akti është konfiskuar nga policia, ndërsa janë duke vazhduar hetimet në lidhje me rastin.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













