Shqiperia
Turizmi me gomone në Shqipëri, një ide e shkëlqyer
Ide që funksionon
![](https://www.albinfo.at/wp-content/uploads/2021/06/1174226-10153286492612254-727704194-n.jpg)
Shqipëria është kthyer në destinacion turistik, që mirëpret turistë që vijnë me gomone.
Besmir Lulaj lindi në vitin 1990, atëherë kur Shqipëria e dalë nga regjimi diktatorial me kufij të mbyllur, ishte e etur për botën, e veçanërisht Europën.
Të lidhur me Italinë nëpërmjet detit Jon, shqiptarët nisën emigrimin e paligjshëm, shkruan DW.
Së pari me anije ditën për diell, e më pas me gomone gjatë natës, për t’i shpëtuar policisë kufitare të shtetit fqinj. Në ato vite gomonet morën shumë jetë njerëzish.
Sot, 30 vjet më pas, Besmiri drejton biznesin e familjes, Marina Bay Resort, një prej resorteve më të njohur në jug të Shqipërisë, në Vlorë.
Ndërrim i destinacionit
Ai ka gjetur një simbolikë të veçantë turizmi: sjelljen me gomone luksoze të turistëve italianëve nga Puglia, në Vlorë.
“Për ne që e kemi jetuar një ndryshim kaq të shpejtë është edhe një lloj krenarie, pasi nga një vend që shkonim për të parë ëndrrën, pa marrë parasysh të gjithë risqet që mbartte një udhëtim i rrezikshëm, sot kthehemi në një vend që mirëpret turistët kuriozë, turistët e aventurës në një udhëtim tejet të sigurt”, thotë Besmiri.
Udhëtimi i sigurt dhe i rehatshëm nga brigjet italiane në ato shqiptare zgjat rreth 2 orë e gjysmë. Ideja e bashkëpunimit mes Lulajt dhe partnerëve italianë lindi dy vjet më parë gjatë një panairi turizmi. “Ka turistë që e kanë eksperiencë të parë dhe thjesht vijnë e ikin. Ndërkohë që këtë vit ne e shtuam gamën e ofertës, duke bërë një exchange/shkëmbim të turistëve. Pra ata vijnë dhe qëndrojnë tri ditë te ne, ndërkohë që ne nisim një grup shqiptar që shkon e qëndron tri ditë në Puglia, kryesisht në zonën e Otrantos, dhe secili merr eksperienca të ndryshme, duke bërë të njëjtin itinerar”, thotë Besmiri.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Shënohet Dita ndërkombëtare e remitencave, Kosova ka rritje ndër vite
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë