Shkurt.ch
Një grua vret burrin dhe arratiset
Në komunën Collonge-Bellerive të Gjenevës sot rreth orës 10.30 në një garazh nëntokësor është gjetur i vrarë me armë zjarri një shtetas francez 73 vjeçar. E dyshuar për vrasje është një grua me të cilën tashmë i vrari bashkëjetonte. Policia ka mobilizuar shumë pjesëtarë të saj në kërkim të vrasëses së dyshuar.
Mediet nga Zvicra perëndimore (frankofone) citojnë fqinjët e të vrarit se behet fjalë për një çift që jetonte prej pak kohësh në këtë lagje. Ata thonë të kenë dëgjuar më shumë se një të shtënë arme në kohën kritike.
Policia e armatosur rëndë ka bllokuar për një kohë lagjen, shkruan “20minutes.ch”. Ndërsa rreth 200 nxënës të një shkolle në afërsi të vendit të krimit nuk janë lejuar ta lëshojnë ndërtesën gjatë rreth një ore, pasi që gruaja e arratisur ka qenë e armatosur dhe konsiderohet e rrezikshme për rrethin. Rreth mesditës ata, të shoqëruar nga policët me armatim të rëndë, u janë dorëzuar prindërve të tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












