Kosova
Një familje tenton që me leje qëndrim fals të fluturojnë drejt Vjenës, kapen në Aeroportin e Prishtinës
Ata donin të udhëtonin për në Vjenë me lejeqëndrim që dyshohet të jetë i falsifikuar
Raportohet se burrë e grua bashkë me fëmijën e tyre kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti “Adem Jashari” për në Vjenë me dokumente false, transmeton albinfo.at.
Ata kanë prezantuar para zyrtarëve një leje qëndrim të një shteti tjetër që dyshohet se ka qenë i falsifikuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar, ndërsa nëna bashkë me fëmijën është dërguar në qendrën për punë sociale.
Njoftimi i policisë:
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
ANP Adem Jashari / 15.01.2025 – 11:50. Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezentuar leje qëndrim të një shteti tjetër e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









