Integrimi
“Një emigrant e ka më të vështirë të mbështesë haptas SVP/UDC-në”
Albinfo.ch: A keni dijeni nëse ka persona me prejardhje të tillë, të cilët janë angazhuar në partinë tuaj?
Claude-Alain Voiblet: Po, në kundërshtim me atë që disa njerëz mendojnë, shumë të huaj janë të integruar mirë me qasje konservative ndaj vlerave që janë forcat e vendit tonë dhe janë të afërt me SVP/UDC-në. Megjithatë, duhet cekur se në përgjithësi në pjesën frankofone të Zvicrës nuk është e lehtë të mbashë etiketën e SVP/UDC-së për një qytetar zviceran. Dhe kjo është edhe më e vështirë për zviceranët e saponatyralizuar, ose për ata që kanë vendosur të paraqiten si kandidatë në zgjedhjet për nivelin komunal.
Albinfo.ch: Vështrojmë se ka pak ose pothuajse nuk ka politikan përfaqësues politik ose kandidat me prejardhje të familjeve emigrante shqiptare. Si e shpjegoni këtë?
Claude-Alain Voiblet: Është e vështirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet pranuar faktin se mundësitë për të huajt për të hyrë në një pozitë me përgjegjësi politike janë të kufizuara. Shumica e emigrantëve, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në jetën politike, fillojnë me fitimin e natyralizimit. Natyralizimi është një shenjë e integrimit të suksesshëm, ajo shpreh vullnetin i një personi për t’u angazhuar për mbrojtjen e vlerave që bëjnë pasurinë e vendit tonë.
Albinfo.ch: Ne e dimë se njerëzit nga Ballkani në Zvicër janë disi më tradicionalistë, sepse ata vijnë nga zonat rurale. A nuk kemi të bëjmë me një paradoks në mes të përfshirjes së tyre të ulët në SVP/UDC dhe tendencës e tyre të votës?
Claude-Alain Voiblet: Kjo deklaratë është ndoshta e vërtetë. Megjithatë, stigmatizimi i SVP/UDC-së nga shtypi dhe partitë e tjera politike e bën atë më të vështirë për një mbështetje të emigrantëve të hapur me politikën e SVP/UDC-së. Megjithatë, është e qartë se rrënjët e SVP/UDC-së sikur angazhimi i saj ndaj vlerave tona dhe qasjeve socio-kulturore është shumë e afërt me perceptimin politik të emigrantëve nga zonat rurale të Ballkanit.
Albinfo.ch: A do të zgjerojë SVP/UDC-ja bazën e saj në një periudhë afatmesme (a afatgjatë) ndaj këtyre popullatave ?
Claude-Alain Voiblet: SVP/UDC nuk është joaktive dhe ka takuar në mënyrë të përsëritur njerëz me prejardhje emigrante që dëshirojnë të angazhohen në politikë. Edhe pse partia jonë preferon kryesisht që njerëzit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në jetën publike të jenë të natyralizuar falë një integrimi të mirë të tyre, listat zgjedhore të SVP/UDC-së në nivel komunal janë gjerësisht të hapura për komunitetin shqiptar.
Albinfo.ch: Çfarë analize SVP/UDC-ja shpreh në lidhje me pjesëmarrjen politike të popullsisë me origjinë emigrante në jetën politike zvicerane?
Claude-Alain Voiblet: Siç u tha më parë, partia jonë do që pjesëmarrja aktive e të huajve në jetën publike në vendin tonë të kalojë përmes një procesi të natyralizimit. Kushtet për pjesëmarrjen në një listë zgjedhore nuk janë shumë më detyruese sesa ato të natyralizimit. Megjithatë, natyralizimi duhet të jetë sinonim i një integrimi të mirë dhe të shprehë vullnetin e individit për të qenë pjesë e një qasje afatgjatë që tregon një gatishmëri të përgjegjësisë në ushtrimin e të drejtave politike.
Albinfo.ch: Si mund të përmirësojmë pjesëmarrjen e saj në jetën politike zvicerane?
Claude-Alain Voiblet: Prioritet është njohja e institucioneve tona dhe respektimi i të gjithë aktorëve politikë që respektojnë sistemin tonë të demokracisë së drejtpërdrejtë. Nëse marrim parasysh shërbimet e ofruara për emigrantët për t’iu shpjeguar të drejtat e tyre politike, mund të pohojmë se nuk është problem i mosinformimit. Kjo është detyrë e partive politike, të cilat duhet të interesohen për emigrantët, të cilët përmes veprimeve dhe qëndrimeve të tyre dëshirojnë t’u bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur vlerave tona.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












