Tematike
Një drogë vrasëse arrin në Zvicër
Të gjithë janë të paralajmëruar: disa amfetamina që janë shkaku i dhjetëra vdekjeve në mbarë botën janë identifikuar edhe në Bernë më 1 qershor.
Ne nuk mund të parashikojmë shkallën e shpërndarjes së kësaj pilule, por nga përvoja ne mund të themi se kjo lloj substance psikoaktive qarkullon shpejt në gjithë vendin, sidomos në verë apo gjatë festave. “Amira Belkaïd ka hedhur alarmin dje para festave të fundjavës. Koordinatore a aksionit “Nata e Bardhë”, e cila mbikëqyr dhe këshillon festuesit e natës në Gjenevë për konsumim të alkoolit, ose për përdorimin e drogës paralajmëron ardhjen e një substance të re në Zvicër. Një e parë në historinë e parandalimit të shoqatës të themeluar në vitin 2005.
Agjencia nacionale për sigurimin shëndetësor (Anses) ka njoftuar të enjten për mediet zvicerane se dy raste vdekje nga sulmet e zemrës janë regjistruar. Këto dy raste mund të jenë të lidhura me konsumin e pijeve energjetike. Në Francë, pasi që këto substanca stimuluese janë vendosur nën mbikëqyrjen e agjencisë Anses në vitin 2008, 24 raste të dyshuara janë raportuar, thotë gazeta “Le Figaro”. Konsumi i këtyre të fundit bëhet edhe më i rrezikshëm kur përzihen me alkool. Kokteje shumë të adhuruara në klubet e natës.
Rrezik nga stërkonsumi
Një test i kryer të premten e kaluar në Bernë me një pilulë, e vulosur me shenjën nr 1, zbuloi praninë e substancës para methoxy metamphétamine (PMMA). Kjo është alarmante, duke pasur parasysh se kjo molekulë është më e fuqishme se eustazitë që gjendën në treg. Efektet e saj janë të ngadalshme, prandaj edhe përdoruesit e përzien me produkte të tjera për ta shpejtuar efektin.
Mbi tridhjetë raste fatale
Në të dyja rastet komplikime serioze mund të ndodhin. “Simptomat janë ato të dehjes dhe intoksikimit me amfetaminë”, thotë profesori Jacques Diezi, specialist në toksikologji në Universitetin e Lozanës. Reagimet negative mund të shkojnë nga ethet te koma me vdekje.
Sipas toksikologëve, më shumë se tridhjetë vdekje, të gjitha që lidhen me përdorimin e PMMA-së, janë regjistruar gjatë muajve të fundit në botë. Agjencia “Nata e Bardhë” rekomandon kujdes të madh ndaj kësaj substance dhe këshillon mospirjen e saj.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












