Portrete të firmave
Një bregdet me histori, kur Cezari zbarkoi në Green Coast
Green Coast shtrihet përgjatë vijës bregdetare të Rivierës Shqiptare, në një zonë ku bukuria natyrore dhe historia janë gërshetuar ndër shekuj. Ky destinacion ka fituar vëmendje si një nga investimet më të rëndësishme turistike në Shqipëri, jo vetëm për arkitekturën e qëndrueshme dhe përvojën e jetesës mesdhetare, por edhe për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike që e ruan me shumë krenari. Pikërisht këtu, në brigjet ku tani ndodhet Green Coast, është shkruar një kapitull i rëndësishëm që lidhet me një nga figurat më të mëdha të historisë, Jul Cezarin.
Shekuj e shekuj më parë, ndërsa Roma ishte përfshirë nga lufta civile mes Jul Cezarit dhe rivalit të tij, Pompeut, Cezari vendosi të ndërmerrte një nga lëvizjet më strategjike të fushatës së tij ushtarake. Ai zbarkoi në këtë bregdet me një flotë prej rreth 50 anijesh, duke sjellë me vete 15 mijë ushtarë dhe 500 kuaj. Në momentin që preku tokën, Cezari përdori këtë zonë për të pushuar dhe për t’u përgatitur për marshimin drejt Orikumit.
Historia e këtij zbarkimi ka mbetur e gjallë përmes brezave dhe sot e njohim si momentin që i dha emrin Plazhit të Cezarit dhe Shtegut të Cezarit, që sot përdoret për hiking nga turistët vendas dhe të huaj. Ky shteg, një rrugë e ngushtë dhe e vështirë, e njohur që nga kohët e ilirëve, u bë rruga që ndoqi ushtria e tij për të arritur në brendësi të territorit.
Në nder të këtij episodi të rëndësishëm historik, në Green Coast është vendosur Monedha e Cezarit, një simbol që i rikujton vizitorëve dhe banorëve se ky vend nuk është vetëm një destinacion modern për të jetuar dhe pushuar, por edhe një pjesë e historisë që i ka falur një vlerë të veçantë dhe një karakter unik.
Më shumë se një kujtim i së kaluarës, ky element i trashëgimisë historike është një dëshmi e vazhdimësisë së kësaj zone, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm jo vetëm për strategët e lashtë, por edhe për ata që sot zgjedhin ta bëjnë këtë vend pjesë të jetës së tyre.
Green Coast është një nga projektet më ambicioze në bregdet, por edhe një vend që ruan dhe nderon historinë, duke e bërë atë pjesë të identitetit. Ndjesia e të qenit në një zonë ku është shkruar historia, i shton një tjetër dimension eksperiencës së atyre që e vizitojnë apo që e quajnë shtëpi. Kjo ndërthurje mes natyrës, arkitekturës moderne dhe historisë së pasur e bën Green Coast një destinacion që ofron më shumë sesa bukuri – ofron një lidhje me një të shkuar që vijon të mbetet e gjallë.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂
Jeta në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen














