Kosova
Nisin manifestimet “Ditët e Agimit”
Në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit”, sot janë bërë homazhe para shtatores së Agim Ramadanit në sheshin qendror të Gjilanit, në shenjë nderimi dhe respekti për figurën që i bëri nder vendit, përcjell albinfo.ch.
Kreu i Gjilanit, Lufti Haziri, tha se kryengritja e Agim Ramadanit është vlera më e çmuar që u dha shqiptarëve. “Këto janë ditët e lavdisë. Janë shënuar me kryengritje që Agimi e ka finalizuar me hapjen e kufirit në korridorin më të madh të shqiptarëve. Guri i atij kufiri që nuk ekziston më, është në Gjilan, pranë shtatores së Agim Ramadanit. Është krenari për Gjilanin dhe është vlera më e çmuar që kjo kryengritje u ka dhënë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai më tej ka potencuar se Agimi ka pasuar rrugën e madhe të Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, etj.
Bashkëshortja e heroit, Shukrie Ramadani, ka potencuar dëshirën e madhe që familjet e dëshmorëve kanë për shtetin e Kosovës dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm në të gjithë sektorët, sipas amanetit të dëshmorëve dhe flijimit për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që të punohet më shumë gjithandej.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











