Bota
Nisin hetimet ndaj ish-prokurorit Jack Smith, pretendohet se abuzoi me detyrën
Pas pretendimeve për abuzim me detyrën dhe ndikim politik gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, Zyra e Këshilltarit të Posaçëm në ShBA ka nisur një hetim zyrtar ndaj ish-prokurorit Jack Smith, raportojnë mediat amerikane.
Smith, i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland për të hetuar dy çështje kryesore kundër Donald Trump, trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe ngjarjet e 6 janarit 2021 është akuzuar se ka përdorur pushtetin për të dëmtuar fushatën e Trumpit dhe për të favorizuar kandidatin demokrat Joe Biden.
Të dyja rastet janë rrëzuar nga gjykatat pas rikthimit të Trumpit në presidencë, shkruan Tch, përcjell Albinfo.
Hetimi vjen nga Njësia e Aktit Hatch, ligji që ndalon zyrtarët federalë të përfshihen në aktivitete politike, dhe është konfirmuar nga një email i zbuluar nga “The New York Post”, i cili vjen nga këshilltari i lartë Charles Baldis. Senatori republikan Tom Cotton, që kërkoi nisjen e hetimit, deklaroi se “askush nuk është mbi ligjin” dhe e konsideroi sjelljen e Smithit si “abuzim të pastër me pushtetin”.
Sipas Cotton, Smith ka përshpejtuar hetimet në momente kyçe të fushatës, si kaukuset në Iowa, duke synuar të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve dhe duke kryer “aktivitet elektoral të paligjshëm nga një zyrtar publik”.
Jack Smith nuk ka komentuar ende për hetimin, por më parë ka deklaruar se veprimet e tij kanë qenë të pavarura dhe në përputhje me ligjin. Ai dha dorëheqjen në janar 2025, pas rikthimit të Trumpit në detyrë.
Para se të merrej me hetimin ndaj Trumpit, Smith e ka ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale në Hagë.
Hashim Thaçi u arrestua në prag të një vizite të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, ku do të nënshkruhej një marrëveshje historike paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














