Lajme
Nis ndërtimi i ambasadës së SHBA-ve
Ndërtimi i ambasadës amerikane në Prishtinë do të kushtojë rreth 250 milion euro, ndërsa në të do të punësohen 700 punëtorë
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe diplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të akredituar në Kosovë, inaugurua sot zyrtarisht ndërtimin e objektit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Ambasadorja Tracey Ann Jacobson tha objekti i ri thellon edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
“Në këto 16 vite ekipi ynë ka punuar me shumë zell, për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e vetë në zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik. Prandaj, po e ndjej që sot po e vëmë gurthemelin jo vetëm për një ndërtesë tepër të domosdoshme, por edhe për shënimin e vazhdueshme të miqësisë sonë”, ka theksuar Jackobson.
Gurthemelin e objektit të ambasadës e kanë vendosur presidentja Atifete Jahajga dhe ambasadorja Jacobson.
“Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet. Bashkë kemi bërë goxha një udhëtim”, deklaroi Jahajga.
Ajo tha se SHBA-të qëndruan përkrah Kosovës në momentet më sfiduese të shekullit të kaluar, dhe “bashkërisht nisëm një kapitull të ri të shpresës dhe optimizmit në fillim të
Ndërtimi i saj do të bëhet në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” (Dragodan) në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë Ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet. Objekti i Ambasadës amerikane do të kushtojë 250 milion euro, ndërsa në të do të punësohen 700 punëtorë. Ndërtimin e ambasadës e udhëheq një kompani amerikane.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












