Lajme
Nga Vjena, Zvicra, Finlanda e Londra, qytetet e Evropës shkëlqejnë për sezonin e festave të fundvitit
Nuk ka mbetur shumë kohë deri në ditën e Krishtlindjes. Në gjithë Evropën dritat e festave po ndriçojnë rrugët. Ja disa nga qytetet e zbukuruara më veçanërisht, transmeton albinfo.ch.
Rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin e Krishtlindjes me drita vezulluese, duke i dhuruar kryeqytetit austriak atmosferë veçanërisht festive gjatë festave të fundvitit.
Një bredh i madh, i zbukuar në mënyrë festive hijeshon qendrën e Pragës – edhe pse tradicionalisht, pemët nuk zbukurohen deri në mëngjesin e vigjiljes së Krishtlindjeve.
Tregje të ndryshme të Krishtlindjeve mbulojnë qytetin, duke ftuar klientët të provojnë, për shembull, ‘trdelník’, një pastë të mbuluar me sheqer pluhur.
Parku me famë botërore i Kopenhagës “Tivoli Gardens” tërheq vizitorë nga e gjithë bota në çdo kohë të vitit. Megjithatë, atmosfera është më speciale rreth Krishtlindjeve, pasi i gjithë parku është i zbukurar për festat dhe i mbushur me drita. Babagjyshi dhe drerët e tij bëjnë gjithashtu një vizitë në tregun e madh të Krishtlindjeve.
Majorka, ishulli më i preferuar mesdhetar për pushuesit gjermanë, mbulohet me shkëlqimin e Krishtlindjeve. Një nga pikat kryesore është pema e Krishtlindjeve 27 metra e lartë përpara Katedrales në Palma. Rreth 4.200 elementë ndriçimi dhe mbi 415 kilometra kordele me drita ndriçojnë kryeqytetin e ishullit.
Çdo vit, qindra tezga dhe drita të panumërta e bëjnë Bazelin një nga qytetet më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë. Qendra piktoreske e qytetit të vjetër, duke përfshirë ‘Barfüsserplat’, shkëlqen në zbukurimet festive. Shumë tezga të tregut të Krishtlindjeve tërheqin turistët dhe vendasit për të blerë dhurata të bukura.
Rrugicat piktoreske të qendrës historike të Stokholmit, si në Osterlanggatan në lagjen Gamla Stan, ndriçohen nga dekori festiv gjatë mbrëmjeve të ftohta të dimrit rreth Krishtlindjeve. Në tregun tradicional në muzeun e hapur Skansen, vizitorët mund të bëjnë vetë qirinj ose të qetësohen me një gotë verë me erëza të quajtur ‘glögg’ dhe biskota xhenxhefili.
Kryeqyteti belg bëhet një vend i mrekullueshëm gjatë dimrit kur Grand Place dhe sheshet e tjera të qytetit organizojnë tregjet e Krishtlindjeve. Disa qindra shtëpiza të vogla prej druri dhe mijëra drita krijojnë një mjedis festiv. Dhe nëse doni t‘i shpëtoni stresit dhe nxitimit gjatë ditëve të fundvitit për disa minuta, mund të hipni në karuzelin e Ferrisit.
Çdo vit një bredh norvegjez i Krishtlindjes shkëlqen në sheshin Trafalgar në Londër. Bredhi është dhuratë nga qyteti i Oslos në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen britanike gjatë okupimit nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore. Por për shumicën e kalimtarëve ai është thjesht një nga shumë pikat e zbukuruara bukur për Krishtlindje në kryeqytetin britanik.
Ndoshta asnjë vend tjetër nuk e ndjell Krishtlindjen ashtu si Rovaniemi me borë në Finlandë, i njohur si Fshati i Babagjyshit. Turistët mund të kalojnë Rrethin Arktik, i cili përshkon fshatin dhe është i shënuar me fenerë. Thuhet gjithashtu se fenerët e ndihmojnë Babagjyshin të gjejë përsëri rrugën e kthimit në shtëpi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online




















