Shkurt.ch
Nga viti 2019, procedurat e shkurtuara të azilit, shtrihen në gjithë vendin
Procedura e shkurtër e azilit, është duke u testuar në Cyrih që nga viti 2014, në kuadrin e një qendre testuese federale në këtë qytet. Dhe, siç konstaton Këshilli Federal përvojat në këtë drejtim janë të mira
Duke filluar nga 1 marsi i vitit 2019, në gjithë territorin e Zvicrës do të hyjnë në fuqi procedurat e shkurtuara të azilit. Këtë vendim e ka marrë dhe e ka publikuar sot Këshilli Federal.
Procedura e shkurtër e azilit, është duke u testuar në Cyrih që nga viti 2014, në kuadrin e një qendre testuese federale në këtë qytet. Dhe, siç konstaton Këshilli Federal përvojat në këtë drejtim janë të mira, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga qeveria e vendit.
Kështu, procedurat e azilit në kushtet e reja kanë rezultuar për një të tretën më të shkurtra në krhasim me të mëparshmet, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, si rezultat i këtyre procedurave, është shtuar trefish numri i azilkërkuesve që janë treguar të gatshëm të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre të prejardhjes, kanë ardhur në përfundim ekspertët. Po ashtu numri i ankesave të azilkërkuesve ka shënuar rënie për një të tretën.
Zviceranët me të drejtë vote, në qershor të vitit 2016 kishin votuar me një shumicë prej 66 për qind për shkurtimin e procedurave të azilit.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











