Lajme
Nga viti 1980: Dyfishohet numri i veturave, pesëfishohet ai i motorëve
Ndërkohë që numri i veturave dhe ai i motorëve të rëndë është rritur dukshëm, motorët e vegjël (mopedët) janë në zhdukje e sipër
Sot nëpër rrugët e Zvicrës qarkullojnë dyfish më tepër automobila se sa para 40 vjetësh, bëhet e ditur në një informatë të pubikuar sot nga Zyra Federale për Statistikë. Ndërsa numri i motorëve madje është pesëfishuar gjatë kësaj periudhe, shkruan srf.ch.
Ndërkohë që numri i veturave dhe ai i motorëve të rëndë është rritur dukshëm, motorët e vegjël (mopedët) janë në zhdukje e sipër, transmeton albinfo.ch. Aktualisht në rrugët e këtushme po qarkullojnë më pak se një e treta e numrit të mopedëve të regjistrzar në vitin 1980.
Mirëpo, rënia e përmendur ka filluar të ngadalësohet për shkak të një zhvillimi të ri: prej dhjetë vjetësh mopedët kanë filluar të shtohen pasi që në kategorinë e tyre tashmë futen zyrtarisht edhe biçikletat e shpejta elektrike (E-Bikes).
Numri i ngarësve të biçikletave gjatë kësaj periudhe ka rënë për 12 për qind.
Është interesante se përkundër shtimit të madh të numrit të veturave dhe të motoçikletave, në Zvicër nuk është shënuar ndonjë ulje e numrit të këmbësorëve.
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?