Lajme
Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me testim të detyrueshëm
Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës, nga data 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet. Ndërkohë shtohen zërat për fundin e testeve falas kundër Coronës.
Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.
Ky rregull vlente deri tani për pasagjerët ajrorë, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.
Ndërkohë në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar.
Megjithëse qeveria gjermane ka thënë se testet falas aktualisht do të vazhdojnë, ka mjaft zëra nga qeveritarë gjermanë që kërkojnë përcaktimin e një date për futjen e testimit me pagesë.
Ministria gjermane e Shëndetësisë në një prononcim për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, tha se, “ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë para javësh se e quan të mundur që të mos ofrohen më falas testet për të pavaksinuarit në një kohë të mëvonshme. Se kur është ky afat mbetet të përcaktohet”.
Por, sipas qarqeve qeveritare, ende nuk ka ujdi, nëse nga fundi i shtatorit nuk do të ofrohen më testet falas për të pavaksinuarit.
Edhe ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz (SPD), në intervistë për grupin mediatik “Funkegruppe”, tha se “testet e Coronës do duhet të bëhen me pagesë, kur të gjithë të kenë mundësinë të vaksinohen, pra në pak javë.
“Përjashtime duhet të ketë natyrisht për ata që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore apo për fëmijët e të rinjtë”.
Edhe kryeministri i landit, Shlezig-Holshtajn, Daniel Günther, i kërkoi federatës t’i bëjë me pagesë sa më shpejt të jetë e mundur testet kundër Coronës.
“Qeveria gjermane duhet që në javën e ardhshme të përcaktojë një datë konkrete për zbatimin e testit të Coronës me pagesë”.
Kjo datë mund të jetë 20 shtatori.
“Deri atëherë çdo i pavaksinuar e ka shansin të vaksinohet dy herë”, shkruan dpa./DW
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












