Maqedonia
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid
Në Maqedoninë e Veriut, nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anti-Kovid, sipas të cilave për hyrje në një objekt gastronomik apo ndonjë ngjarje të organizuar do të nevojitet certifikatë që dëshmon marrjen e vaksinës ose vërtetim se e keni kaluar Kovid-19, së paku para një muaj e gjysmë.
Autoritetet thonë se masat e reja anti-Kovid kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
Masat e reja kufizuese të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme merren pas rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë regjistroi 807 raste të reja nga 6,980 teste të kryera. Në 24 orët e fundit, 10 persona vdiqën, nga të cilët pacienti më i ri është 28 vjeç. Shumica e rasteve të reja janë regjistruar dje në Shkup – 240, pason Gostivari me 138 dhe Tetova me 136 raste të reja.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












