Kosova
Nga Kosova në DEF CON: Blerim Rexha dhe ekipi prezantojnë qasjen e re ndaj AI-së në garat CTF
Punimi “Don’t Block — Bifurcate”, i bazuar në të dhëna reale nga garat lokale Capture The Flag, u prezantua në AI Village në DEF CON në Las Vegas, një prej ngjarjeve më të njohura globale të sigurisë kibernetike.
Blerim Rexha, së bashku me Kastriotin dhe Robertin, ka prezantuar punimin e tyre “Don’t Block — Bifurcate” në kuadër të AI Village, gjatë DEF CON në Las Vegas, trandmeton albinfo.ch.
Punimi trajton një sfidë gjithnjë e më aktuale në garat Capture The Flag (CTF): përdorimin në rritje të inteligjencës artificiale për zgjidhjen automatike të detyrave dhe ndikimin e saj në vlerën edukative dhe konkurrencën e drejtë mes garuesve.
Qasja e propozuar nga ekipi bazohet në një ide të ndryshme nga bllokimi i agjentëve automatikë. Në vend të ndalimit të tyre, këta agjentë drejtohen në mënyrë të padukshme drejt sfidave dhe “flags” të rreme, ndërsa garuesit njerëzorë vazhdojnë të ndjekin rrugën reale të zgjidhjes së detyrave.
Sipas ekipit, kjo qasje synon të ruajë karakterin edukativ të garave CTF dhe t’i inkurajojë studentët që të kuptojnë procesin teknik pas një zgjidhjeje, përfshirë analizën, arsyetimin, testimin dhe zgjidhjen reale të problemit.
Përveç mbrojtjes së integritetit të garave, kjo metodë hap diskutim edhe për mundësinë e përdorimit të teknikave të ngjashme në fushën e sigurisë kibernetike, veçanërisht për mbrojtjen ndaj agjentëve autonomë.
Punimi është prezantuar në DEF CON, një prej konferencave më të mëdha dhe më të njohura në botë për sigurinë kibernetike, duke shënuar një tjetër paraqitje ndërkombëtare të ekspertizës dhe talentit nga Kosova.
Prezenca e ekipit kosovar në DEF CON paraqet një tjetër dëshmi të potencialit të profesionistëve dhe të rinjve nga Kosova në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina, kosovari shmang 120 ditë burg 31-vjeçari nga Kosova kishte dy urdhër-arreste për gjoba të papaguara. Ai pagoi 1.800 euro në vend... -
Rame Lahaj drejt koncertit në Cyrih, shiten 80 për qind e biletave -
Dea Fetiu diplomohet me Distinction në Universitetin e Cambridge -
Zvicër
Lucernë: Tre shqiptarë dënohen për trafik droge dhe pastrim të mbi 300 mijë frangave -
Elbenita Kajtazi: Nga auditorët e Universitetit të Prishtinës në skenat e mëdha të operës botërore
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












