Lajme
Nga Gjermania në Kosovë në këmbë, Miridon Mulolli përfundon sfidën prej 1,500 kilometrash
Boksieri kosovar mbërriti në Prishtinë pas 15 ditësh rrugëtim, ndërsa sfidën ia kushtoi promovimit të sportit dhe karrierës së tij
Pas 15 ditësh udhëtim të pandërprerë nëpër disa shtete evropiane, boksieri kosovar Miridon Mulolli ka përfunduar me sukses sfidën e tij të jashtëzakonshme, duke përshkuar rreth 1,500 kilometra nga Gjermania deri në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Rrugëtimi i tij përfundoi në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku u prit nga familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë që kishin dalë për ta përshëndetur pas arritjes së këtij suksesi.
Mulolli tregoi se sfida nuk ishte aspak e lehtë, sidomos në ditët e fundit, kur lodhja fizike ishte bërë shumë e madhe.
“Kam fjetur vetëm dy orë natën e fundit për të arritur qëllimin. Kam ecur gjatë gjithë natës dhe, falë përkushtimit dhe mbështetjes së ekipit tim, ia dola ta përfundoj këtë rrugëtim”, tha ai.
Sipas tij, përveç aspektit sportiv, sfida kishte edhe një qëllim promovues. Boksieri kosovar synonte të tërhiqte vëmendjen e sponsorëve dhe të promovonte karrierën e tij sportive në prag të garave të ardhshme.
Ai bëri të ditur se gjatë rrugëtimit ka marrë vëmendje të konsiderueshme mediatike, ndërsa ka pranuar edhe oferta nga sponsorë të interesuar për ta mbështetur në të ardhmen.
Mulolli zbuloi gjithashtu se gjatë 15 ditëve të sfidës ka humbur më shumë se 10 kilogramë, por pavarësisht lodhjes së madhe, nuk e ka menduar asnjëherë ta ndërpresë rrugëtimin.
“Jam shumë krenar që arrita deri në fund dhe që sot jam këtu para familjes dhe njerëzve të mi. Ka qenë një sfidë jashtëzakonisht e vështirë, por ia vlejti çdo hap”, u shpreh ai.
Emocione të mëdha përjetuan edhe familjarët e tij, të cilët e ndoqën nga afër gjatë gjithë rrugëtimit dhe e pritën me krenari në kryeqytet.
Ky marshim i veçantë konsiderohet si pjesë e përgatitjeve intensive të Miridon Mulollit për meçin e tij të ardhshëm për titullin e Gjermanisë, i cili pritet të zhvillohet më 29 gusht 2026.
Me këtë sfidë të rrallë, Mulolli jo vetëm që dëshmoi forcë fizike dhe mentale, por edhe vendosmëri për të ndjekur ëndrrat e tij sportive, duke e kthyer rrugëtimin nga Gjermania në Kosovë në një histori frymëzuese për shumë të rinj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










