Lajme
Nga diaspora në Shqipëri, shqiptarja vendosi t’a zhvillojë karrierën e saj në vendin e gjyshërve
Stela Lleshaj tani është duke zhvilluar karrierën e saj në një prej restauranteve më të pëlqyera dhe shumë të kërkuara në Shqipëri
E reja shqiptare e quajtur Stela Lleshaj nga diaspora është kthyer në Shqipëri për të zhvilluar tutje karrierën e saj në vendin e origjinës së saj, në profesionin që gjithmonë e dëshironte. Familja e saj është rikthyer në Troshan të Lezhës dhe tani ajo është bërë pjesë e një biznesi agroturizmi të zonës prej disa vitesh në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se Stela Lleshaj ka lindur në Romë të Italisë dhe ka nështetësinë Italiane, por familja e saj është nga Troshan i Shqipërisë dhe pas disa vitesh e gjithë familja mori një vendim për të qëndruar pranë gjyshërve në vendin e lindjës.
Thuhet se Stela Lleshaj tani është pjesë e familjes së madhe të Mrizit dhe nuk i mungon kurrë buzëqeshja
Prandaj ajo vendosi që edhe në Shqipëri mund të i’a dalin mbanë jetës, duke punuar punët që ajo e dëshiron. Tani ajo është duke zhvilluar karrieren e saj në një restaurant shumë të pëlqyer dhe shumë kërkuar, Mrizi i Zanave Agroturizëm.


Nga ana tjetër kujtojmë se ka shumë shqiptarë të rikthyer nga diaspora në vendlindje, duke zhvilluar bizneset e tyre, sikurse kuzhinieri shqiptar, Bleri Dervishi i cili ka hapur restorantin në vendlindje.
Këtë herë ai është kthyer nga Milano për të hapur restorantin në vendlindje, e për të befasuar me kuzhinën shqiptare, duke i dhënë kahe tjetër, apo siç thotë ai, “evolucion”.
Ai ka bërë me dije hapjen e restorantit me kuzhinë shqiptare me bazë tradicionale, të gërshetuar me teknikat moderne. Dervishi, po ashtu ka punuar për shumë vjet në Milano, por tashmë ai po i përkushtohet sipërmarrjes së re, në një nga zonat e restauruara të Tiranës. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













