Financa
Nga 26 prilli ndërpritet prodhimi i bankënotës së 500 eurove
Bankënotat prej 500 eurosh të cilat janë ende në qarkullim, vazhdojnë të jenë mjete zyrtare të pagesës, të lejuara me ligj dhe mund të këmbehen në mënyrë të pakufizuar
Në “serinë evropiane” të bankënotave të reja të euros, të cilat do të jenë të pajisura me karakteristika të përmirësuara të sigurisë, nuk parashihet bankënota e 500 eurove.
Ditët e bankënotës së 500 eurove janë të numëruara. Vetëm deri më 26 prill 2019 mund të merren këto bankënota me ngjyrë lila në Bankën Federale të Gjermanisë dhe në Bankën Nacionale të Austrisë, shkruan cash.ch.
Banka gjermane nuk ka konstatuar javëve të fundit ndonjë fluks të shtuar të kërkimit të këtyre bankënotave, në prag të ndërprerjes së emetimit të tyre, transmeton albinfo.ch. Kërkesa në Gjermani është stabile prej filllimit të këtij viti.
17 bankat tjera qendroere nacionale që janë pjesë e Eurosistemit e kanë përfunduar emetimin e bankënotave në fjalë që nga 26 janari i këtij viti. Bankënotat prej 500 eurosh të cilat janë ende në qarkullim, vazhdojnë të jenë mjete zyrtare të pagesës, të lejuara me ligj dhe mund të këmbehen në mënyrë të pakufizuar.
Këshilli i Bankës Qendrore Evropiane (EZB) në fillim të majit të vitit 2016 pati vendosur që prodhimi dhe emetimi i bankënotës së 500 eurove të ndërpritej “nga fundi i vitit 2018”, transmeton albinfo.ch.
Iniciuesit e kësaj ndërprerjeje e kishin arsyetuar atë duke thënë se kështu do të kufizohet financimi i terrorit dhe punës në të zezë. Mbetet të shihet nëse kanë pasur të drejtë ose jo.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen