Lajme
Popullsia e Zvicrës ka mundësinë të zgjedhë identifikimin dixhital
Banorët do të mund të zgjedhin formën e identitetit elektronik të ardhshëm (e-ID)
Tani e tutje deri më 14 tetor, popullsia e Zvicrës ka një mundësi për të zgjedhur identifikimin dixhital nga tri mundësitë e ofruara nga qeveria, përcjell albinfo.ch.
Zgjidhja e parë konsiston në “identitetin e vetëmenaxhuar”, ku përdoruesi ka gjithë kontrollin dhe sigurohet mbrojtja e të dhënave.
E dyta bazohet në një infrastrukturë të çelësit publik. Sistemi është përdorur tashmë nga qeveria për të siguruar të dhënat e pasaportave të pajisura me një çip. Të dhënat janë të decentralizuara, por duhet të transmetohen në tërësi. Përveç qeverisë, kompanitë private nga një grup i kontrolluar gjithashtu mund të lëshojnë e-ID.
Mundësia e fundit përfshin një ofrues të identitetit shtetëror. Në vend të disa ofruesve të identitetit, publik apo privat, vetëm qeveria do të ishte përgjegjëse. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













