Lajme

Nga 1 tetori u rritën rrogat minimale në Gjermani

Sa është rritja e pagës në shtetin gjerman

Nisur nga data 1 tetor, në Gjermani janë rritur pagat minimale në 12 euro për një orë pune, transmeton albinfo.ch.

Referuar statistikave, deri tani një orë pune paguhej 10,49 euro, ndërkohë që me vendimin e ri tani do të jetë 12 euro.

Nga ky vendim i Bundestagut gjerman do të përfitojnë mbi 6 milionë njerëz.

Kjo rritje vjen në një kohë, kur inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh.

Rritja e çmimeve në shtator në krahasim me të njëjtin muaj një vit më parë ishte 10 për qind, njoftoi Enti Federal i Statistikave. Në gusht rritja ishte 7,9 për qind. Ekonomistët vlerësojnë se inflacioni do të rritet edhe në muajt e ardhshëm. Kuota inflacioni si aktualisht nuk ka pasur asnjëherë në Gjermaninë e ribashkuar.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI