Lajme
Nga 1 qershori hapen shkollat në Angli
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka shpalosur ‘planin e kushtëzuar’ lidhur me hapat që do të ndërmarrë për të nxjerrë vendin nga izolimi për shkak të pandemisë me koronavirus.
Johnson tha se qytetarët tani duhet të “inkurajohen aktivisht” që të shkojnë në punë nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia, por duhet të shmangin transportin publik.
Sipas planeve për rihapjen e vendit, nga e mërkura qytetarët mund të bëjnë “stërvitje të pakufizuar”, duke përfshirë qëndrimin në parqe ose duke udhëtuar drejt destinacioneve për stërvitje.
Shkollat mund të hapen më 1 qershor, duke nisur me shkollat fillore, por kjo datë është “më e hershme” që mund të ndodhë. Një pjesë e industrisë së mikpritjes dhe më shumë dyqane mund të hapen nga korriku, në varësi të të dhënave. Njerëzit që vijnë në vend përmes vijave ajrore do të futen në karantinë.
Johnson thotë se ai “nuk do të hezitojë të vërë frenat” nëse ka shpërthime të mëtejshme të virusit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













