Kosova
New York Times shkruan për Mira Muratin, inxhinieren shqiptare
Mira Murati për vite të tëra ka punuar në “prapaskenën” e OpenAl duke mbikëqyrur zhvillimin e produkteve si ChatGPT dhe DALL-E, përcjell albinfo.ch.
Mediat botërore raportojnë se tani ajo është emëruar si shefe e përkohshme ekzekutive e kompanisë.
Shqiptarja u ngritë në detyrë përkohësisht, menjëherë pasi bordi shkarkoi nga puna Sam Altman.
Shumë media botërore, ndër to edhe gazeta e madhe amerikane, New York Times i ka kushtuar një artikull inxhinieres shqiptare, duke i njohur kontributin në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Mira Murati, e lindur në Shqipëri dhe e shkolluar në Kanada, është një inxhiniere mekanike e cila iu bashkua OpenAl në vitin 2018.
Raportohet se para se t’i bashkohej OpenAl, ajo ishte pjesë e kompanisë Tesla, ku luajti një rol kryesor në zhvillimin e veturës Model X dhe Leap Motion, shkruan më tutje gazeta.
Mira iu bashkua OpenAl në kohën kur ajo ishte një organizatë jofitimprurëse, e përkushtuar për të siguruar që inteligjenca e përgjithshme artificiale të ishte në dobi të njerëzimit.
“Çfarë mund të ketë tjetër më frymëzuese sesa ngritja dhe rritja e inteligjencës kolektive të njerëzimit”, kishte thënë atëbotë ajo.
Fillimisht ajo ishte anëtare e ekipit drejtues dhe kishte për detyrë të ekzekutonte vendimet e bordit në të gjithë kompaninë.
Më vonë ajo mori përgjegjësinë për shpërndarjen e gjeneratorit të imazhit, DALL-E dhe gjeneratorit të tekstit ChatGPT, i cili tërhoqi miliona përdorues pas prezantimit vitin e kaluar.
Edhe pse ajo ka mbajtur titullin e shefes së teknologjisë që nga viti i kaluar, punonjësit aktualë dhe të mëparshëm thanë se Murati kishte funksionuar si shefe e operacioneve të kompanisë. Ajo u sigurua që inxhinierët e saj të zhvillonin në kohë versionet e ChatGPT.
Ajo gjithashtu trajtoi marrëdhëniet e kompanisë me Microsoft-in, një investitor dhe partner që ka vendosur teknologjinë e OpenAI-t dhe ka ndihmuar në formimin e politikës së saj të inteligjencës artificiale në Uashington dhe Evropë.
“Ajo ka demonstruar aftësi për të krijuar ekipe me ekspertizë teknike, zgjuarsi tregtare dhe një vlerësim të thellë për rëndësinë e misionit”, shkroi Satya Nadella, shefe ekzekutive e Microsoftit, në një artikull për të për revistën Time. “Si rezultat, Mira ka ndihmuar në ndërtimin e disa prej A.I. më emocionuese që kemi parë ndonjëherë”.
Ndryshe, deri në një vendim të radhës të kompanisë, Mira Murati do vazhdojë të jetë shefe ekzekutive e OpenAl.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz














