Bota
“Nestle” shkurton 380 vende pune në Gjermani
Koncerni i madh zviceran i industrisë ushqimore “Nestlè” njoftoi sot se do të shkurtojë rreth 380 vende pune në Gjermani për shkak të zvogëlimit të kërkesës dhe zhvendosjes së prodhimit.
“Nestle” punëson më shumë se 330,000 njerëz në mbarë botën, dhe në qershor njoftoi mbylljen e fabrikës në Ludwigsburg, ku punëson rreth 100 punëtorë për të prodhuar zëvendësuesin e kafesë Caro.
Në deklaratën për shtyp ata njoftuan mbylljen e laboratorit në Vadingun Bavarez, ku 85 vetë do të mbesin jashtë punës, shkruan albinfo.ch
106 vende të tjera të punës do të shkurtohen në fabrikën e ushqimit të fëmijëve në Bissenhofen në Bavari dhe një tjetër me 95 punëtorë në fabrikën në Lidinghausen, ku prodhohet Maggie.
“Kjo na jep një kuadër të besueshëm për krijimin e strukturave tona industriale të përshtatura për mjedisin shumë dinamik”, tha “Nestle”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














