Kosova
Nesër vendoset për viza
Në korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, pasi i kishte përmbushur të gjitha kriteret
Një ditë para se në Bruksel të diskutohet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka mbledhur Këshillin Ndërministror për Integrime Evropiane.
Pas këtij takimi, ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, tha se pret përkrahje nga Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Bashkimit Evropian, që kjo çështje të kalojë në Parlamentin Evropian, raporton KTV.
Ky proces është hapi i parë i vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media, kryeministri Haradinaj, dhe ministrja Dhurata Hoxha, pranuan se institucionet kanë çaluar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocioimit.
Ata kërkuan që ministritë përgjegjëse të punojnë më shumë në këtë drejtim.
Aty gjithashtu u tha se deri në fund të shtatorit pritet që të kryhet zbatimi i agjendës së reformave ERA 1 dhe të vazhdohet me reformat e njohura si ERA 2.
Në korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, pasi i kishte përmbushur të gjitha kriteret.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?