Shqipëria
Nesër Shqipëria hap negociatat për kapitujt e parë të anëtarësimit në BE
Dita e nesërme pritet të shënojë historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Brukselin si moment kur asaj mundësohet nisja e shqyrtimit të grup kapitujve të parë, për çështjet themelore.
Një rrugë e gjatë kjo që nisi me nënshkrimin në vitin 1991, kohë kur Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian. Pas 15 vitesh po më 12 qershor të vitit 2006 Shqipëria arriti të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
BE është në këto tre dekada donatori më i madh financiar i Shqipërisë. U deshen tre vite që me 28 prill të vitit 2009 në Pragë gjatë presidencës çeke Shqipëria të aplikonte për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë në muajin dhjetor të vitit 2010 u materializua edhe liberalizimi i vizave për shqiptarët në zonën Shengen.
Pas pesë vitesh pritje me 24 qershor 2014 Shqipëria do të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është ndikuar ndjeshëm edhe nga dinamikat e zhvillimeve në gjirin e vetë Bashkimit Evropian.
Shqipëria nuk arriti për dhjetë vitet në vijim të merrte një datë për hapjen faktike të negociatave i penguar edhe nga veto e Francës dhe Holandës e deklaruar në vitin 2018 me pretendimet për rezultate të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend, raporton TV KLAN.
Për Shqipërinë sipas këtyre raportimeve, kushtet themelore, përfshinin hartimin dhe zbatimin e një reforme zgjedhore, rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, krijimin e SPAK, prokurorisë anti-korrupsion, byrosë së hetimeve, përparimin e vetingut, ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga vetingu.
Edhe pse Shqipëria nuk ka forca politike anti-perëndimore vonesat në procesin e integrimit kanë të bëjnë edhe me mungesën e konsesusit politik mes partive kryesore në vend për reformat e kërkuara nga Brukseli në vite.
Sfidat e integrimit evropian edhe në vijim kanë të bëjnë me përparimin e vendit në konsolidimin e demokracisë, sundimin e Iigjit dhe të ekonomisë së tregut.
Shqipëria pretendon që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2030.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












