Shkurt.ch
Nesër në Zvicër votohet për ligjin e ri mbi energjinë
Në rrafshin nacional zviceranët ne të drejtë vote, të dielën do të vendosin lidhur me ligjin e ri mbi energjinë (EnG)
Nesër, më 21 maj në gjithë Zvicrën është ditë referendumesh në nivel nacional dhe në nivele kantonesh dhe komunash.
Në rrafshin nacional zviceranët ne të drejtë vote, të dielën do të vendosin lidhur me ligjin e ri mbi energjinë (EnG), shkruan srf.ch. Me strategjinë energjetike 2050, Këshilli Federal dhe Parlamenti i Zvicrës synojnë që të ulin nivelin e shfrytëzimit të energjisë dhe të mundësojnë braktisjen e energjisë nukleare, pa rrezikuar me këtë rast sigurinë e furnizimit me energji.
Për të siguruar këtë, ligji i ri parasheh stimulimin më të madh të burimeve të energjisë së rinovueshme si energjia diellore, ajo me erë dhe ujë, transmeton albinfo.ch. Synohet ulja e lëndëve djegëse fosile të importuara si thëngjilli, benzina dhe vajguri. Ndërkaq, referendumi do të mbahet për arsyen se SVP ka atakuar ligjin e ri për energjinë, të përmendur më lart. Ndryshe, të gjitha partitë tjera janë në favor të ligjit të ri.
Ndryshe, në 16 kantone nesër do të votohet për iniciativa të ndryshme. Kështu, në Kantonin Baselstadt, qytetarët do të votojnë për ndërtimin e një shtegu çiklistik , në Kantonin e Cyrihut, për mësimin e vetëm një gjuhe të huaj në shkollat fillore, në Kantonin e Tiçinos do të ketë votim për taksat e mbeturinave etj.
Në Kantonin Vaud ndërkaq, nesër do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për qeverinë e kantonit. Ato do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë ta përbëjnë shumicën në qeveri, si deri tash, e majta e përbërë nga socialistët dhe të gjelbrit ose do të fitojë e djathta.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













