Opinione
Nëse një punëtori nuk i paguhet rroga, a ka të drejtë që ta ndërpresë menjëherë punën?
Sipas ligjeve zvicerane, rroga duhet ti paguhet punëtorit në fund të çdo muaj
Duhet me treguar një kujdes të madh në raste të problemeve të kësaj natyre. Para se të merret një vendim, dhe në qoftë se kjo ndodhë, është e këshillueshme me iu drejtuar së pari punëdhënësit duke i dhënë një afat për kryerjen e pagesës. Kurse, nëse pagesa nuk bëhet brenda disa afateve, atëherë punëtori ka të drejtë të ndërpresë, së paku përkohësisht, punën e tij pranë këtij punëdhënësi.
Çfarë thotë ligji?
Sipas ligjeve zvicerane, rroga duhet ti paguhet punëtorit në fund të çdo muaj, në përjashtim të rasteve kur parashikohen afate tjera të pagesës së rrogës, apo nëse përveç kontratës së punës, edhe marrëveshjet kolektive parashikojnë afate tjera.
Parimi kryesor që vlen në kuadër të një kontrate të punës parashikon detyrimet e ndërsjella në mes të punëdhënësit dhe punëtorit. Kjo nënkupton, në mes tjerash, se për punën e kryer në dobi të punëdhënësit të tij, punëtori duhet të shpërblehet përmes rrogës e cila duhet të paguhet sipas rregullave të kontratës dhe brenda afateve qartë të definuara.
Si duhet me vepruar nëse punëdhënësi nuk ia paguan rrogën punëtorit të tij?
Gjëja e parë që duhet bërë në rastet e tilla, është pra që, përmes një vërejte, e cila fillimisht mund të jetë gojarisht, por pastaj këshillohet të bëhet me shkrim, të kërkohet nga punëdhënësi që të bëj pagesën e duhur, edhe atë brenda afateve sa më të shkurtra apo të arsyeshme.
Nëse punëdhënësi nuk e bënë pagesën për të cilën është i detyruar, punëtori ka të drejtë që të ndërpresë punën e tij, për derisa nuk i paguhet rroga e tij. Por edhe për këtë, kuptohet se është e këshillueshme që kjo të precizohet në letrën me shkrim që i drejtohet punëdhënësit, duke ia bërë atij me dije se nuk do ta vazhdoj punën, derisa nuk i paguhet rroga.
Nga cili moment punëtori ka të drejt që ta ndërpresë marrëdhënien e punës?
Nëse problemi i pagesës së rrogës shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe shpeshherë, atëherë punëtori ka të drejt që ta informoj punëdhënësin e tij se ka vendosur që ta ndërpresë definitivisht punën tek ai, me efekt të menjëhershëm. Edhe për këtë formalitet duhet pra me vepruar me shkrim. Kjo alternativ është me siguri varianta e fundit që mbetet.
A ekziston edhe ndonjë mundësi tjetër për me vepruar?
Kuptohet se ekziston edhe mundësia që të hapet procedura e përmbarimit (poursuites, betreibung), për me kërkuar pagesën, një pagesë kjo që e merr pra kuptimin e një “borxhi”. Është e qartë se kjo lloj procedure nuk është e këshillueshme të hapet në mënyrë të ngutshme apo nëse punëtorit i mbetet një shpresë (apo domosdoshmëri) që ta vazhdoj punën më tutje, në të njëjtën ndërmarrje.
Megjithatë, në çfarë duhet me pasur kujdes?
Edhe pse ligji i parashikon këto mundësi, para se të shkëputet kontrata definitivisht është e këshillueshme që të konsultohet ndonjë profesionist i drejtësisë, për me shmangur kështu rrezikun me u ballafaquar me probleme ligjore. Apo më konkretisht, që të mos fajësohet pastaj punëtori se e ka bërë shkëputjen e kontratës në mënyrë të ngutshme apo pa ndonjë arsye serioze të mjaftueshme. Sidomos dallimet që ekzistojnë nga rasti në rast e sqarojnë këtë nevojë kujdesi.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












