Shkurt.ch
Nënë Tereza, gruaja e vetme në “top dhjetëshen” e njerëzve më të guximshëm në histori
E vetmja grua në dhjetëshen e parë të kësaj liste është Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi, e shpallur vitin e kaluar nga Vatikani si shenjtëreshë. Ajo zë vendin e shtatë
Më shumë se 12 mijë zviceranë janë pyetur në kuadrin e një hulumtimi për të gjetur se cilin personalitet gjatë historisë e konsiderojnë si më të guximshmin. Sondazhin e ka realizuar Instituti për Hulumtimin e Opinionit “Sotomo” i mandatuar nga kompania e sigurimeve “Allianz Versicherung”, shkruan blick.ch.
Njeriu më i guximshëm në histori sipas shumicës së të anketuarve është Nelson Mandela i ndjerë, luftëtari kundër apartheidit në Republikën e Afrikës së Jugut, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas Mandelës vjen Wilhelm Tell, por meqë ai konsiderohet më shumë personalitet fiktiv se historik, Tell “abstrahohet” nga kjo radhitje. Kështu, i dyti njeri më i guximshëm në histori konsiderohet Mahatma Gandhi, luftëtari për pavarësinë e Indisë, i cili pati fituar edhe çmimin Nobel për Paqe. Alpinisti i ndjerë ekstrem zviceran Ueli Steck vjen i treti në këtë renditje.
Është interesante se e vetmja grua në mesin e dhjetëshes së parë të kësaj liste që dallon më të guximshmit, është Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi, e shpallur vitin e kaluar nga Vatikani si shenjtëreshë e Kishës Katolike ose Shën Tereza. Ajo zë vendin e shtatë në listë, shkruan albinfo.ch.
Realizuesit e hulumtimit kanë konstatuar se meshkujt kanë zgjedhur pothuaj pa përjashtim vetëm meshkuj, ndërsa gratë, nuk kanë bërë “diskriminim” të kësaj natyre.
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










