Autotech
Në Zvicër ndalohen tri modele të veturave gjermane me naftë
Agjencia Zyrtare e Rrugëve në Zvicër (FEDRO) ka marrë vendim që nga kjo e premte (sot) të ndalojë modelet Mercedes Vito, Porsche SUV Cayenne dhe Macan me motorë dizelë, shkruajnë mediat zvicerane.
Ky vendim është i përkohshëm dhe nuk do të lejojë regjistrimin e këtyre modeleve, për shkak të niveleve të tepërta të shkarkimeve të gazrave të dëmshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas Agjencisë Zvicerane të Rrugëve, këto automjete mund të regjistrohen vetëm si të reja, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet.
Këto modele ndotin mjedisin më shumë se sa që prodhuesit kanë deklaruar zyrtarisht në dokumentacion.
Ndalimi vlen për Mercedes Vito me një motor diesel 1.6 litërsh, Porsche Macan 3.0-litra V6 naftë dhe Cayenne 4.2-litërsh V8 diesel.
Gjithashtu më herët janë ndalur modelet Audi A6 dhe A7, pasi prodhuesi gjerman i makinave ishte kritikuar për mashtrim.
Në qendër të dyshimeve ishte motori me gjashtë cilindra dizel, i instaluar në rreth 60,000 automjete A6 dhe A7 që nga viti 2014.
Skandali i emetimeve të Volkswagen ka peshuar rëndë në grupin e makinave gjermane që nga vjeshta e vitit 2015, kur Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA (EPA) akuzoi Volkswagen për përdorimin e softuerit të manipulimit për të falsifikuar testet e emisioneve në rreth 11 milionë automjete dizelë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












