Shkurt.ch
Në Zvicër, deri në fund të vitit, 30 mijë azilkërkues
Pritet që deri në fund të vitit të regjistrohen 30 mijë kërkesa azili ndërsa parashikimet e deritashme ishin rpër reth 29 mijë
Autoritetet zvicerane të migracionit janë detyruar të korrigjojnë (në drejtimin lartë) prognozimet e tyre të mëparshme lidhur me numrin e personave që pritet të kërkojnë azil gjatë këtij viti në Zvicër. Pritet që në Zvicër deri në fund të vitit të regjistrohen rreth 30 mijë kërkesa azili ndërsa parashikimet e deritashme ishin për rreth 29 mijë.
Në këtë kuptim, shefi i Sekretariatit Federal për Migracion (SEM) Mario Gattiker i ka informuar javën që shkoi parlamentarët e Zvicrës lidhur me zhvillimet në këtë segment.
Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, Gattiker i ka njoftuar deputetët me faktin se gjatë muajit shtator ka pasur një shtim të theksuar të numrit të azilkërkuesve nga Siria dhe nga Afganistani, krahasuar me muajt paraprakë.
Por edhe më tutje, marrë numrin e kërkesave të azilit nga fillimi i vitit, azilkërkuesit nga Eritrea përbëjnë grupin dukshëm më të madh në krahasim me të gjitha grupet tjera. Kjo mund të thuhet edhe më tutje, përkundër të dhënës se gjatë shtatorit numri i eritreanëve që kanë kërkuar azil në Zvicër ka qenë përgjysmë më i vogël se në muajin pararendës.
Në dritën e numrit jashtëzakonisht të madh të refugjatëve që kanë mësyrë vendet fqinje të Zvicrës, sidomos Gjermaninë dhe Austrinë, shtimi në 30 mijë i refugjatëve që vijnë në Zvicër është i papërfillshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









