Shkurt.ch
Në Zvicër, 35% të banorëve kanë prejardhje të huaj
Në Gjenevë ata përbëjnë 61 për qind dhe në Bazel, 51 % të popullatës.
Numri i personave të moshës madhore me prejardhje të huaj është rritur më shumë se ai i moshatarëve të tyre pa prejardhje të huaj. Kështu, përderisa numri i të rriturve që e kanë njërin ose të dy prindërit të lindur jashtë Zvicrës është rritur për 3 për qind, ai i zviceranëve autoktonë, vetëm 0.4%. fjala është për rritjen e regjistruar brenda një viti, në mes të vitit 2013 dhe 2014. Ndërsa të rritur sipas kategorizimit konsiderohen personat mbi 15 vjeçarë.
Më shumë se një e treta e personave madhorë në Zvicër ka prejardhje të huaj, konstaton Zyra Federale e Statistikave (BFS). Po ashtu më shumë se një e treta e popullatës me prejardhje të huaj në Zvicër ka fituar tashmë shtetësinë gjegjësisht pasaportën zvicerane. Pas tyre vijnë të huajt që ende kanë pasaportën italiane dhe më tej ata me pasaportë gjermane.
28 për qind e popullatës së Zvicrës janë të lindur në ndonjë vend të huaj, pra janë të huaj të gjeneratës së parë (edhe kur i kanë pasaportat zvicerane). Ndërsa 7 për qind e popullsisë i takojnë gjeneratës së dytë. Gjatë vitit 2014 më së shumti është rritur numri i të huajve të gjeneratës së parë (3.6%).
Është interesante se në dy kantone tashmë shumicën e përbëjnë njerëzit me prejardhje të huaj. Është fjala për Gjenevën ku ata përbëjnë 61 për qind dhe Bazelin (Baselstadt) ku njerëzit me prejardhje të huaj përbëjnë 51 % të popullatës. Kjo mesatare në gjithë Zvicrën është 35 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












