Shkurt.ch
Në vitin 2023, Zvicra bëhet me 9 milionë banorë
Statistika më e re llogarit se në periudhën e ardhshme deri në vitin 2023 në Zvicër do të vijnë nga 70 mijë të huaj në vit
Në vitin 2023 Zvicra pritet të ketë 9 milionë banorë, ose një milion më shumë se tash. Këtë numër e parasheh Zyra Federale e Statistikave në bazë të përllogaritjeve të bëra e që përputhen edhe me prognozën e bërë nga Qeveria Federale për vitin e përmendur.
Siç thotë Markus Schwyn nga Zyra Federale e Statistikës, llogaritet se në dhjetë vitet e ardhshme do të ketë një rritje mesatare të popullatës prej 9 për qind në vit. Ndërsa popullata me prejardhje të huaj, e llogaritur ndaras, do të ketë sipas zyrës në fjalë, një rritje prej 21 për qind. Statistika më e re llogarit se në periudhën e ardhshme deri në vitin 2023 në Zvicër do të vijnë nga 70 mijë të huaj në vit, ndërsa në statistikat e mëhershme bëhej fjalë për 22 mijë në vit.
Deri më tash statistikat në Zvicër kanë vlerësuar se shifra prej 9 milionë banorësh nuk do të mbërrihej para vitit 2060.
Më 22 qershor Zyra Federale e Statistikës do të paraqitet me parashikimin e saj për zhvillimin e popullsisë së Zvicrës deri në vitin 2065.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











