Lajme
Në Slloveni nuk ka lehtësime për shtetasit shqiptarë që lëvizin drejt vendit të tyre
Së fundi, Sllovenia ka prezantuar një regjim të ri të kalimit në kufijtë e saj, por nuk ka lehtësime për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e tjerë të vendeve të treta që lëvizin drejt vendit të tyre, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga Ambasada e Shqipërisë atje, thuhet se shtetasit e vendeve të BE-së mund të hyjnë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, duke mos patur infeksion, apo simptoma, të Covid-19 dhe nuk i detyrohen karantinës dy javore. Ndërsa shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihen edhe ata shqiptarë, që hyjnë në Slloveni për arsye të përcaktuara, por jo që të udhëtojnë drejt Shqipërisë, kanë detyrimin e karantinës dy javore, përcjell tutje albinfo.ch.
Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Shqipërisë duke hyrë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, iu ndalohet të hyjnë në Slloveni, nëse më parë nuk është dhënë leje e konfirmuar nga shteti kufitar drejt të cilit udhëtojnë.
Për çdo informacion shtesë, lutemi kontaktoni numrin e emergjencës të Ambasadës : +386 31 240 760
/Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











