Shqipëria
Në Shqipëri të gjitha rastet e reja janë me variantin “Delta”
Autoritetet shëndetësore të Shqipërisë thonë se personat që rezultojnë pozitivë nga koronavirusi këtë periudhë janë të prekur nga “Delta”.
theksohet nga specialistët e Institutit të Shëndetit se varianti indian po bëhet dominant ndaj të gjitha formave të SARS COV-2. Specialistja e laboratorit të virologjisë, Iris Hasibra, tregon se virusi tashmë ka krijuar vatra të reja. Më së shumti, në ato familje apo grupe shoqërore që kanë patur kontakt me persona të ardhur nga jashtë vendit.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinimin e popullsisë mbi 18 vjeç. Sipas ekspertëve, edhe pse “Delta” nuk është më agresive se varianti fillestar i Covid-19, shkakton forma të rënda dhe vdekje tek të pavaksinuarit.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











