Maqedonia
Në Rastin “Monstra” kërkohet përfshirja e Prokurorisë Speciale
Rasti “Monstra” i cili akuzon gjashtë shqiptarë për vrasjen e pesëfishtë në liqenin Smillkovës ishte kthyer në rigjykim me kërkesë të Prokurorisë Publike. Në procesin që filloi sot, u kërkua që të përfshihet edhe Prokuroria Speciale
Rigjykimi i Rastit “Monstra” i cili ishte cilësuar për vite me radhe në Maqedoni, si procesi më skandaloz i gjyqësisë maqedonase, nuk ka filluar sot pasi që vërejtjeve që shpalosi në Gjykatë avokati i palës mbrojtëse. Rasti “Monstra” i cili akuzon gjashtë shqiptarë për vrasjen e pesëfishtë në liqenin Smillkovës ishte kthyer në rigjykim me kërkesë të Prokurorisë Publike.
Rigjykimi vjen pas anulimit të aktgjykimit të shkallës së parë dhe asaj të dytë, pas çka, të dyshuarit në dhjetor të vitit të kaluar u lanë të mbrohen në liri.
Prokurori Publik, Naum Panovski tha se Prokuroria vazhdon t’i akuzoj të pandehurit për veprën terrorizëm, për vrasjen e katër të rinjve maqedonas dhe një peshkatari në afërsi të liqenit të Smillovës. Në baë të kësaj akuze, gjashtë të dyshuarit: Alil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq, u dënuan me burgim të përjetshëm.
Ndërkaq, avokati mbrojtës Naser Raufi është shprehur optimist se deri në seancën e radhës, Prokuroria Publike do ta tërheq akuzën. Ai njëherësh ka kërkuar që ky rast të kalojë nga Prokuroria Publike në duart e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
“Rasti në fjalë tashmë një vit është duke u shqyrtuar nga PSP-ja dhe vlerësojmë se është e nevojshme”, ka theksuar avokati Naser Raufi.
Në anën tjetër, familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” vlerësojnë se një gjykim i dejtë dhe transparent mund të realizohet vetëm nëse ky rast kalon në duart e Prokurorisë Speciale Publike.
Fezi Ajdari nga Këshilli i familjeve të të akuzuarve për rastin “Monstra” thotë se në bazë të provave me të cilat disponon Specialja, do të dëshmohet pafajësia e të gjithë të akuzuarve.
“Kisha dashur që të inkuadrohet dhe Prokuroria Speciale dhe t’i bashkëdyzojë argumentet me Prokurorinë Publike, dhe përfundimisht të tërhiqet aktakuza. Sepse e pamë se aktakuza nga Prokuroria Publike ishte e njëjtë siç ishte herën e parë, ndërkohë që Gjykata Supreme në fund të vitit të kaluar solli vendim për shfuqizimin e aktgjykimeve të shkallës së parë dhe asaj të dytë”, tha Ajdari.
“Shpresoj se deri në seancën e radhës, organi i akuzës do të tërheqë këtë aktakuzë dhe akuzën e njëjtë do ta përfaqësojë Prokuroria Speciale, e cila tashmë për disa muaj që punon në përgatitjen e saj”, thotë ai, transmeton REL.
Njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor mund të kthehet vetëm nëse rastet e ndjeshme, siç është “Monstra”, e cila u përcoll me reagime dhe protesta të shumta dhe nga opinioni, do të zhvillohet përmes një procedure transparente me përfshirjen e Speciales.
Ky ishte rasti më skandaloz nga Gjykata në Maqedoni, e cila pas një vale përgjimesh u demaskua dhe u vërtetua se në shumë procese gjyqësore, sistemi i drejtësisë ka qenë i ndikuar nga politika, kryesisht nga ish qeverisja e Nikolla Gruevskit. Ky i fundit aktualisht po ballafaqohet me disa procese gjyqësore për korrupsion, shtrëngim dhe zhvatje, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra Aeroporti i Vjenës ul limitin e lëngjeve prej 100 ml, ndërsa skanerë të rinj hyjnë në... -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë











