Kosova
Në Rahovec nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2018”
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka hapur festivalin duke thënë se janë mbledhur për të shpalosur vlerat më të mira popullore të kombit tonë
Ka filluar mbrëmë Festivali Tradicional Kombëtar “Anadrini Jehon”, i cili mbahet për të 17-tin vit me radhë e që organizohet në kuadër të “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit”, në fshatin Dejnë.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka hapur festivalin duke thënë se janë mbledhur për të shpalosur vlerat më të mira popullore të kombit tonë.
“Me këtë rast duhet përgëzuar entuziastët e kulturës e traditës tonë popullore për mundin dhe përkushtimin e tyre, si dhe grupet pjesëmarrëse nga të gjitha viset shqiptare. Duke parë këtë entuziazëm, Qeveria komunale e Rahovecit ka ndarë mjete materiale e financiare për krijimin e kushteve sa më të mira për mbarëvajtjen e kësaj feste kombëtare. Banorët e kësaj zone duhet të ndjehen krenar që faktin se me punën e tyre po arrijnë të mbledhin në këtë skenë emra të njohur të kulturës e traditës popullore”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












