Kosova
Në pritje për t’u operuar në zemër
Po ashtu, edhe rastet e fëmijëve të lindur me anomali në zemër, vazhdojnë të mos operohen në Kosovë. Kjo në mungesë të shërbimit të Kardiokirurgjisë Pediatrike
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2017 janë kryer 128 operacione në zemër të hapur.
Por, janë edhe 350 pacientë me probleme në zemër që kanë nevojë për intervenim, të cilët prej vitesh janë në listë të pritjes, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Basri Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se rastet urgjente për operim kryhen në klinikë dhe nuk presin, kurse për raste tjera, ndodh të pritet edhe me vite.
Sipas tij, gjatë vitit 2017, janë operuar pacientët që kanë qenë në listë, që nga vitit 2015, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, Klinika e Kardiokirurgjisë prej vitesh ka funksionuar me vetëm dy kardiokirurgë, derisa së fundmi janë punësuar edhe dy të tjerë me kontrata të rregullta dhe dy mjekë me kontrata mbi vepër.
Për një kohë kjo klinikë ishte mbyllur në mungesë të stafit profesional si dhe mungesës së madhe të aparaturës dhe gjërave të nevojshme për operim në zemër të hapur.
Ndërsa, në tetor të vitit 2015, ishte funksionalizuar sërish me vetëm dy kardiokirurgë dhe kishte operuar shumë pacientë.
Operacionet në zemër të hapur, një shërbim që gjatë viteve nuk ka mundur të kryhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pacientët i kanë bërë jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Shuma vjetore që Ministria e Shëndetësisë ka të ndarë për programin e trajtimit të pacientëve jashtë vendit, është dy milionë euro në vit, ndërkohë që kërkesat nga pacientët janë shumë më të mëdha.
Po ashtu, edhe rastet e fëmijëve të lindur me anomali në zemër, vazhdojnë të mos operohen në Kosovë. Kjo në mungesë të shërbimit të Kardiokirurgjisë Pediatrike.
Gjatë një viti, sipas profesionistëve shëndetësorë, rreth 150 fëmijë kërkojnë ndihmë për intervenim në zemër.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












