Kosova
Në Prishtinë hapet festivali Olimpik Dimëror
Festivali Olimpik Dimëror promovon tri sporte: Patinazh, Kërling dhe Hokej në akull
Në qendër të Prishtinës, sot (e premte) është hapur Festivali Olimpik Dimëror, i cili ka për qëllim që ta promovojë Kosovën edhe në sportet dimërore. Anëtarja e Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Bajçinca-Brestovci tha se festivali Olimpik Dimëror promovon tri sporte: Patinazh, Kërling dhe Hokej në akull.
“Sot është hapja solemne e lojërave olimpike dimërore në PyongChang të Koresë dhe Kosova ne mesin e 9 shteteve organizon festivalin olimpik ku promovohen tri sporte dimërore, patinzhi, korlingu dhe hokej në akull dhe ky është aktiviteti ku Kosova e promovon vetën dhe njëkohësisht është edhe pjesëmarrëse në lojërat olimpike dimërore ”, tha ajo, citon KPress.
Bajçinca-Brestovci bëri të ditur se ky aktivitet mbështetet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili sjellë edhe një ekspert të sportit Hokej meqë në Kosovë mungon një profil i tillë. Sipas saj, pjesëmarrës në këtë festival mund të jenë të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të merren me patinazh dhe është pa pagesë.
“Të gjithë qytetarët kanë të drejt të vijnë, normal që është pa pagesë dhe ta praktikojnë sportin e patinazhit, kërling, ndërsa për sportin hokej në akull jemi duke e pritur edhe ekspertin me qenë se në Kosovë nuk kemi ekspert, kështu që pritet në vazhdim që të praktikohet edhe hokej në akull”, deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











