Integrimi
Në nëntor, “Hendbolli na bashkon” në Zvicër
Në këto evente mund të marrin pjesë djemtë dhe vajzat e moshës 6-12 vjeç
Federata e Hendbollit e Kosovës dhe ajo e Zvicrës kanë nisur bashkëpunimin për zhvillimin e hendbollit te fëmijët shqiptarë në Zvicër.
Programi “Hendbolli na bashkon” do të fillojë në nëntor në Zvicër dhe ka për qëllim të bashkojë veçanërisht fëmijët shqiptarë dhe familjet e tyre.
Programi ofron seanca stërvitore dhe turne hendbolli në katër evente dhe synon të ngjallë interes dhe kënaqësi për sportin e hendbollit te komuniteti shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Në afat të mesëm, Federata zvicerane dëshiron të përfshijë grupe të tjera të popullsisë në komunitetin e saj dhe të promovojë bashkimin.
Në këto evente mund të marrin pjesë djemtë dhe vajzat e moshës 6-12 vjeç.
Vendi:
E shtunë, 2 nëntor 2024, palestra Sandgruben në Bazel, 9 deri 11.30h
E shtunë, 2 nëntor 2024, gjimnazi Schönenwegen, St. Gallen, 9 deri 11.30h
E shtunë, 9 nëntor 2024, në sallën sportive Utenberg në Lucern, 9 deri 11.30h
E shtunë, 9 nëntor 2024, Schachenhallte Suhr/Aarau, 9 deri 11.30h
Linku:
https://www.handball.ch/de/partizipation/handball-verbindet-uns/
Trajnerët
“Projekti është një çështje për zemrën time: rrënjët e mia janë në Kosovë, Zvicra është shtëpia ime. Projekti i kombinon të dyja!”
Pashke Marku në St Gallen
25 vjeçe, ish-lojtare HSC Kreuzlingen & Kombëtarja e Kosovës
“Hendbolli më ka dhënë shumë në fushë dhe jashtë saj. Jam i lumtur që pasionin dhe gëzimin tim për këtë sport ua përcjell fëmijëve shqiptarë”.
Rina Slishani,
32 vjeçe në Aarau, lojtare dhe trajnere HV Olten
“Për mua hendbolli ishte dhe është një shkollë edukative e jetës ku përjetohen vlera të rëndësishme. Komuniteti i hendbollit është si një familje – ashtu si komuniteti kosovar.”
Fidan Korqaj,
36 vjeç në Lucern, trajneri LK Zug
“Kam shumë për të falënderuar hendbollin – për të kapërcyer sfidat sportive së bashku si ekip dhe për të kultivuar miqësi. Mezi pres t’ju prezantoj me sportin tim.”
Sara Gjergjaj,
18 vjeçe në Basel, lojtare HSG Leimental & Kombëtarja U18 e Kosovës
“Hendbolli më ka treguar se çfarë do të thotë shpirti i ekipit, miqësia, vendosmëria dhe ambicia. Shpresoj që edhe shumë njerëz mund ta kenë këtë përvojë”.
Premtim Zeqaj, në Bazel
35 vjeç, ish-lojtar TV Möhlin
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Nëntor 2024
- Ora09:00
- Data e përfundimit9 Nëntor 2024 - 11:30
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë

















