Lajme
Në Manchester të Anglisë hapet shkolla e parë shqipe
Në Manchester të Anglisë është hapur shkolla e parë shqipe, për të gjithë mërgimtarët e për ata që duan të mësojnë në shqip.
Iniciatore e hapjes së kësaj shkolle është shqiptarja Erisa Isufaj që pati këtë ide qysh nga viti 2018, por gjashtë vite punë rezultuan me hapjen e shkollës “28 Nëntori”, më 30 nëntor.
“Si fillim dua të them që vendosëm datën 30 nëntor, pasi emri i shkollës që kemi është “28 Nëntori”…Organizimi shkoi shumë mirë, ishin të pranishëm shumë shqiptarë, bashkë me fëmijët e tyre të cilët më kanë mbështetur. Gjithashtu, ishin të ftuar disa vendas të cilët kanë vendosur të na mbështesin…Ideja për të pasur një shkollë shqipe në Manchester, mendoj që është brenda shumë shqiptarëve që jetojnë këtu, nuk është se unë jam personi i vetëm që e kam pasur dëshirë. Shqiptarët kanë ardhur në Manchester minimumi para 25 vitesh ose më tepërt dhe nga ai moment ka pasur njerëz që kanë pasur dëshirë të hapin një shkollë shqipe”, tha Isufaj.
Ajo tregon se ka shumë mërgimtarë që dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në gjuhën shqipe, duke mos harruar gjuhën dhe traditat e Kosovës dhe Shqipërisë. Nxënësit do mund të fillojnë mësimin nga data 11 janar i vitit 2025.
“Kjo është një shkollë alternative, do të thotë që janë shkolla që nuk janë nga e hëna në të premte, janë vetëm një herë në javë. Do të jetë çdo të shtunë nga ora 11:00 deri në orën 13:00, do mundohemi që fëmijët duke qenë të moshave të ndryshme të këtë një mësues, disa nxënës në tri grupe të ndryshme. Do të jetë 1 orë e gjysmë mësim të shkruajmë, të lexojmë, të ndihmojmë fëmijët të flasin shqip. Do flasim për historinë e Shqipërisë, të Kosovës që ata të njihen me vendin e tyre dhe normalisht gjysmë orëshi i fundit do i kushtohet kulturës, ku do e përfshijmë me arte, me veshje, me kërcime tradicionale”, tha ajo, transmeton kosovapress përcjell albinfo.ch.
Isufaj tregon për sfidat që kaloi gjatë procedurës së hapjes së shkollës. Ajo tregon se shpresa e të mësuarit në shqip për fëmijët e saj e të komunitetit shqiptar në Manchester, nuk e kanë ndaluar atë në këtë rrugëtim.
“Ne kemi zgjedhur t’i lindim fëmijët këtu ose t’i sjellim në një moshë të caktuar. Unë mendoj që ne duke i sjell këtu e kemi detyrim që minimumi t’u mësojmë gjuhën shqipe, por normalisht prindërit kanë angazhime. Jeta nuk është e thjeshtë dhe t’i mësosh gjuhën shqipe është një detyrë ekstra dhe jo të gjithë e kanë kohën, mundësinë apo durimin. Unë mendoj që duke pasur një shkollë shqipe të gjithë e gjejnë kohën që një herë në javë e kanë mundësinë që t’i sjellin fëmijët aty…Fëmijët janë të emocionuar… Të gjithë fëmijët këtu e kanë një komunitet të vet ku mblidhen fëmijët apo të rriturit, kurse fëmijët shqiptar që jetojnë në Manchester nuk e kanë një komunitet ku mund të bëhen bashkë, ku mund të mësojnë gjuhën shqipe sepse ne do të flasim për historinë tonë, ne do flasim për traditat, do mësojmë vallet tona, pra ata do kenë një lloj identiteti”, tha ajo
Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë, interesimet e aplikimet e nxënësve vetëm se kanë ardhur. Ajo tregon se si munden prindërit ti regjistrojnë fëmijët e tyre.
Ani pse është shkollë shqipe, librat që do t’i përdorin nuk do jenë librat që përdorin në Kosovë dhe Shqipëri. Isufaj pret që ta fillojnë vitin sa më mbarë dhe të rriten me vite si shkolla e parë shqipe në Manchester
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












