Shkurt.ch
Në malet e Zvicrës, bora arrin trashësinë prej 15 cm
“Natën që kaloi, te ne ka pasur rreth 15 centimetra borë të re”, ka thënë një kujdestar i një shtëpie malore në Engadin
Sipas kalendarit ende jemi në stinën e verës por në mëngjesin e sotëm, në disa zona malore të Zvicrës është regjistruar prania e një shtrese të re të borës. Fjala është për zona që gjenden në lartësi nga 2300 deri 2500 metra por në Kantonin Graubünden ka pasur reshje bore edhe në lartësinë rreth 2100 metra mbi nivelin e detit, shkruan 20minuten.ch.
(Fotot: 20minuten.ch)
“Natën që kaloi, te ne ka pasur rreth 15 centimetra borë të re”, ka thënë një kujdestar i një shtëpie malore për gazetën, transmeton albinfo.ch. Ai ka folur për majen Chamanna Coaz në Engadin, që është në një lartësi prej 2610 metrash. Atij i është dashur të pastronte borën rreth shtëpisë ndërsa e shoqja, për shkaqe sigurie, ka përcjellë deri në stacionin hekurudhor katër norvegjezë të cilët kishin kaluar natën në shtëpinë malore.
Edhe në hapësirat rreth kësaj maje mali, është regjistruar një shtresë bore prej 7-8 centimetrash.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













