Lajme
Vazhdon kriza qeveritare në Mal të Zi
Tashmë Mali i Zi ka ditë që po përjeton krizë qeveritare dhe ende nuk është arritur marrëveshja për rikonstituimin e qeverisë.
Thuhet se mosmarrëveshjet në radhët e koalicionit qeverisës kanë shtyrë miratimin e një sërë ligjesh në Parlament. Opozita thotë se zgjidhja e vetme është formimi i qeverisë teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qeveria malazeze ka ditë që po përjeton krizë qeveritare. Partitë e koalicionit udhëheqës kanë mosmarrëveshje serioze rreth mënyrës së qeverisjes dhe kërkojnë ndryshime në qeveri.
Në fakt, Fronti Demokratik, i njohur si parti pro serbe dhe Demokratët kërkojnë ndryshime dhe inkuadrimin e personave të tjerë nga radhët e politikës në kabinetin aktual të ekspertëve të udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiç, ndërkohë që Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviç edhe më tej insiston për qeverinë e ekspertëve, ashtu siç ka qenë marrëveshja e 9 shtatorit të vitit të kaluar. Kryeministri Krivokapiç nën presion të vazhdueshëm zhvilloi rundin e radhës të bisedimeve me përfaqësuesit e shumicës parlamentare, ku propozoi ndryshime në qeveri, e cila do të kishte 16 ministra në vend të 12 sa numëron tani dhe tre zëvendëskryeministra, në vend të një zëvendëskryeministri që tani është Dritan Abazoviç. Krivokapiç po ashtu ka propozuar ndarjen e disa ministrive. Ai ka thënë se “është i hapur për secilin model rikonstruimi, për të cilin do të merreshin vesh 41 deputetët e shumicës parlamentare”.
Partitë e koalicionit duhej të deklaroheshin me shkrim për propozimet e Kryeministrit, por afatet e paralajmëruara nga ai kanë përfunduar pa sukses. Situata e krijuar është paradoksale dhe vërtetohet se partitë janë diametralisht të ndryshme me ideologji, por siç shihet, asnjërës nuk i shkon në favor rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Opozita propozon zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Millo Gjukanoviç janë të mendimit se dalja nga kjo situatë është formimi i së ashtuquajturës qeveri kalimtare, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Analistët politikë thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi, por ato shohin dhe mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar./REL
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











