Kosova
Kosovë: Nis procesi i verifikimit të kandidatëve për kryetarë komunash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është drejtuar disa institucioneve të Kosovës për të verifikuar nëse rreth 5 mijë kandidatët e subjekteve politike për zgjedhjet lokale janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili në një konferencë për media tha se shkresat për verifikim të kandidatëve janë dërguar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Dogana të Kosovës.
“Ju njoftoj se janë dërguar në institucione të ndryshme shkresa të veçanta, nga të cilat, në bazë të fushës së përgjegjësisë që mbulojnë, është kërkuar konfirmimi i përshtatshmërisë së kandidatëve me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave i është bashkangjitur edhe grupi i parë i listës me emrat e 3 mijë e 205 kandidatëve që u takojnë subjekteve të ndryshme politike dhe të cilët kanë kërkuar nga KQZ-ja që të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Edhe rreth 2 mijë emra të tjera do të dërgohen së shpejti në këto institucione”, tha Elezi.
Ndërkohë, KQZ-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga tri ministri, ajo e Punëve të Brendshme, e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes, nëse nga lista e kandidatëve ka pjesëtarë të forcave të armatosura, pjesëtarë të Policisë së Kosovës apo përfaqësues diplomatik.
Më 16 gusht është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas të dhënave të KQZ-së, 94 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim, prej të cilave 32 janë parti politike, 1 koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











