Kosova
“Në kërkim të poezisë” i Lorin Terezit shpallet fitues në DokuFest
“DokuFEST”, ndahet çmimi për filmin më të mirë në garën kombëtare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ishte pjesë e ceremonisë përmbyllëse të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFEST, në Prizren, duke ndarë çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, filmi triumfues në këtë kategori, në edicionin e 25-të të DokuFEST-it, ishte “Në kërkim të poezisë” i regjisorit shqiptar Lorin Terezi.
Pasi tha se përgjatë 9 ditëve, në 7 kinema u shfaqën 223 filma gjithsej, prej tyre 114 në garë në 8 kategori të ndryshme, Kurti uroi të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit.
Filmi
Dokumentari “Në kërkim të poezisë”, me regji të Lorin Terezit, është shpallur fitues i kategorisë “National” në edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest.
Vlerësimi vjen për një film që rikthehet te një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së diktaturës komuniste në Shqipëri, kampet e punës dhe përndjekjen e të burgosurve politikë, duke e ndërtuar rrëfimin përmes kujtesës, poezisë dhe dëshmive personale.
“Në kërkim të poezisë” është një dokumentar 27-minutësh, i realizuar në vitin 2026, me regji dhe montazh nga Lorin Terezi. Filmi është prodhuar nga Arnen Sulaj dhe Eduardo M. Escribano, ndërsa drejtori i fotografisë është Steven Wayne Parson dhe tingulli është realizuar nga Endri Pine.
Në qendër të dokumentarit është historia e Filit, një ish i burgosur politik. Gjatë viteve të komunizmit, ai kishte shkruar poezi dhe kishte fshehur dy fletore me poezitë e tij brenda murit të një apartamenti.
Pas rreth pesëdhjetë vitesh, ai rikthehet në atë qytet në kërkim të fletoreve, duke hapur kështu një udhëtim mes kujtimeve të së kaluarës dhe gjurmëve që regjimi komunist ka lënë te njerëzit që e përjetuan atë.
Historia lidhet edhe me kampin e punës në Ballsh, një nga vendet ku u internuan dhe vuajtën të dënuar politikë gjatë regjimit komunist. Përmes rrëfimeve të ish-të burgosurve, filmi rikthen në vëmendje kujtesën e atij kampi dhe përvojën e njerëzve që u përballën me burgimin dhe punën e detyruar. Materialet e prezantimit të filmit e përshkruajnë atë si një rikthim në gjurmët e kujtesës së kampit të punës në Ballsh.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











