Lajme
Në “kandar” vizat për Kosovën
Një mision i quajtur faktmbledhës do të vijë në Kosovë në fillim të dhjetorit për të vlerësuar se ku qëndron Kosova më detyrat e liberalizimit të vizave
Progresi që është arritur në Kosovë në fushën e liberalizimit të vizave, do të vlerësohet nga një mision i quajtur faktmbledhës i Komisionit Evropian, i cili do të qëndrojë në Kosovë nga data 2 deri 6 dhjetor. Ky mision do të konstatojë nëse Kosova është gati, apo kërkohet akoma kohë për heqjen e vizave.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, njëanshëm kanë thënë se Kosova i ka përmbushur shumicën e detyrave që janë përcaktuar në Udhërrëfyesin për Liberalizim të Vizave. Megjithatë ky mision duket se ka një peshore të veçantë, që matë se ku janë kosovarët me detyrat e vizave.
Kryeministri Hashim Thaçi e vlerësoi si të rëndësishëm këtë mision dhe ftoi Komitetin drejtues për liberalizimin e vizave, për të biseduar rreth përgatitjeve të nevojshme.
“Është më se e rëndësishme të marrim një vlerësim sa më të sinqertë dhe të bazuar në fakte, pra një vlerësim sa më pozitiv. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka procesi i liberalizimit për vendin tonë, gjithashtu rëndësia e këtij misioni faktmbledhës është po aq i rëndësishëm”, deklaroi kryeministri.
Gjatë periudhës sa misioni i BE-së do të qëndroj në Kosovë (2 deri më 6 dhjetor), kryeministri kërkoi nga të gjithë që të jenë maksimalisht të përgatitur, me qëllim që t’u japin informatat e duhura misionit faktmbledhës.
“Ky mision do t’i vlerësojë tri blloqet e para, pra do të vlerësojë zbatimin e kritereve që lidhen me fushën e riatdhesimit, riintegrimit, sigurisë së dokumenteve personale, migrimit dhe azilit”, citoi REL, jar Hashim Thaçi
Nga ana tjetër, njohësi i integrimeve evropian, Shenolli Muharremi, vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Kosova janë shumë vonë sa i takon çështjes së liberalizmi të vizave.
Sipas Muharremit, në drejtim të liberalizimit të vizave, si Bashkimi Evropian, ashtu edhe Kosova, duhet të kenë një fokus më të madh në këtë drejtim, në mënyrë që ky proces të mos vazhdojë pafundësisht.
Kurse, për misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian që do të vijë në Kosovë, Muharremi mendon se misioni do të vërejë përparime në disa fusha, por, siç tha ai, nuk ka progres në sundimin e ligjit.
“Bashkimi Evropian duhet të jetë më pro-aktiv me misione dhe me raporte të progresit, liberalizim të vizave, për shkak se nëpërmjet këtyre raporteve i udhëzon institucionet e Kosovës dhe iu bën presion për t’u fokusuar dhe për t’i zbatuar më shumë reformat”, vlerësoi Muharremi.
Ndryshe, institucionet kosovare duket se kanë bërë përparim të theksuar në disa segmente, por korrupsioni, sundimi i ligjit dhe azilkërkimi, mbeten pikat më të dobëta ku rezultatet janë shumë të vogla. Pikërisht azili i rremë është cilësuar si kanceri i liberalizimit të vizave.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











