CH-Ballkani
Në Holandë nuk ka azil për shqiptarët
Holanda ka vendosur t’i kthej azilantët shqiptarë me një aeroplan çarter.
Azilkërkuesit shqiptarë bllokojnë kuotat për refugjatët që vijnë nga vendet e luftës në Lindjen e Mesme.
„Shqiptaret bllokojnë sistemin e azilit për azilantët në nevojë nga vendet e luftës, siç janë sirianët dhe irakianët.“, thuhet në arsyetimin e autoriteteve holadeze, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve kthimi i azilkërkuesve shqiptarë është një mesazh që në Holandë nuk ka azil.
Mediat në Tiranë bëjnë të ditur se nesër për herë të parë në historine e Holandës një avion charter do të niset për të kthyer azilkërkuesit e refuzuar.
Bëhet fjalë për një avion me azilantë shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në këtë vend. Muajt e fundit shqiptarët janë kthyer në grupimin me të madh që kërkon azil në këtë shtet, duke sjellë irritime të shumta tek një pjesë ligjvënësish dhe politikanësh holandeze.
Avioni i parë charter do të niset diten e premte në oren 11:00 nga Holanda, dhe pritet që të ulet në Rinas në orën 14:00. Aty azilantët do të dorëzohen tek autoritetet perkatese.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk e din numrin e azilkërkuesve që do të kthehen nga Holanda.
Kjo pasi një numër i madh azilantësh udhëtuan në këtë vend për të përfituar pagesa sociale
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













