Shkurt.ch
Në Gjermani, si në shtëpi
Kur këtë pranverë doli lajmi se salafistët në Gjermani po shpërndanin kopje falas të Kur’anit në qendrat e qyteteve në mbarë vendin, reagimi ishte i menjëhershëm. Politikanët vendorë bënë thirrje që fushata të ndalohej, gazetarët shkruan intensivisht për radikalizmin salafist, e madje edhe botuesi i kopjeve të Kur’anit u distancua nga fushata, shkruan „Der Spigel ».
Por, një grupi të njerëzve që jetojnë në Gjermani nuk u pengoi aspak ky aksion. Sipas një ankete të re me njerëz të origjinës turke që jetojnë në vend, pothuajse dy të tretat e atyre të moshave ndërmjet 15 dhe 29 vjet e konsiderojnë shpërndarjen e Kur’anit gjë “të mirë” apo “shumë të mirë”, ndërsa një e treta e tyre do të ndihmonin fushatën me donacione.
Ky rezultat, sipas Holger Liljeberg, i cili udhëheq kompaninë “Info GmbH”, e cila e ka realizuar anketën, “mund të jetë rrjedhojë e një rigjallërimi të vlerave fetare nga atdheu i prindërve të tyre në mesin e të rinjve”.
Liljeberg, megjithatë, ka paralajmëruar kundër të supozuarit se rezultatet e anketës, të bazuara në intervista të bëra me 1.011 njerëz mbi moshën 15-vjeçare me origjinë turke në Gjermani, sugjerojnë një trend drejt radikalizmit.
Përkitazi me rritjen e numrit të atyre që identifikohen si fetarë të devotshëm (nga 33 për qind më 2009, në 37 për qind këtë vit), po rritet edhe numri i imigrantëve që dëshirojnë të integrohen plotësisht në shoqërinë gjermane, dhe kjo është ajo çka habit më së shumti.
Vështirë kalon ndonjë vit në Gjermani pa ndonjë debat të tensionuar publik në lidhje me popullatën e 4 milionë myslimanëve të vendit (nga gjithsej 82 milionë banorë). Këtë vit, në vëmendje ishin salafistët dhe debati i shkurtër për synetin. Në vitet 2010 dhe 2011, u bë një debat i gjatë, i nxitur nga libri kontrovers për myslimanët nga kryeprovokatori i vendit, Thilo Sarrazin, sipas të cilit imigrimi gjoja po e zvogëlon inteligjencën e vendit.
Megjithatë, anketa e re duket të sugjerojë se sulmet verbale raciste ndaj individëve me prejardhje turke po bien. Një anketë e bërë më 2010 pat konstatuar se 42 për qind e të anketuarve ishin fyer publikisht për shkak të prejardhjes së tyre turke, por tani shifra ka rënë në 29 për qind, edhe pse është afër 50 përqindëshit në mesin e nën 30-vjeçarëve.
Për më tepër, gatishmëria e imigrantëve turq dhe e pasardhësve të tyre për t’u integruar në shoqërinë gjermane mbetet e lartë dhe po rritet vazhdimisht. Përderisa 70 për qind e tyre më 2010 kanë thënë se duan “absolutisht dhe pa rezerva të integrohen në shoqërinë gjermane”, anketa e re ka zbuluar se 78 për qind e të anketuarve tani janë pro integrimit.
Ngjashëm, përderisa 59 për qind e tyre dy vjet më parë kanë thënë se duan t’i përkasin shoqërinë gjermane, me këtë qëndrim tani pajtohen 75 për qind. Hiç më pak se 95 për qind e tyre tani thonë se të gjithë fëmijët me prejardhje turke duhet të shkojnë në qendra edukative për të mësuar gjermanishten para se të nisin shkollimin fillor. (Der Spiegel)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












